"Ringjallja" e Kinostudios, godina
po shndërrohet në Ministri Kulture

po shndërrohet në Ministri Kulture">
TIRANË – Ish-Kinostudio “Shqipëria e re” do të rikonstruktohet për t’u kthyer në Ministrinë e re të Kulturës. Lajmin e ka dhënë arkitekti Artan Shkreli, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryeministrit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Punimet për riparimin e godinës historike kanë nisur dhe pritet që ajo të kthehet në një institucion qeveritar, duke ruajtur natyrisht elementët dhe strukturën e saj që e bëjnë godinën të veçantë.

Ndërtesa qëndrore e ish-Kinostudios u projektua nga një arkitekt rus dhe u ndërtua me ndihmën e Bashkimit Sovjetik. Punimet filluan në vitin 1948 dheu inaguruan më 10 korrik 1952 nga Enver Hoxha e Hysni Kapo si dhe nga ministri rus Leviçkini. Drejtor i parë i Kinostudios "Shqipëria e re" ishte Nesti Zoto.
 
kinostudio
kinostudio
kinostudio
(Pamjet nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e godinës)

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)