Të gjithë njerëzit kujdesen për pamjen e tyre, por sidomos femrat të cilat i tremben plakjes dhe humbjes së bukurisë.

Të gjithë i drejtohen produkteve për kujdesin e lëkurës, por sipas shenctarëve, çelësi i rinisë së përhersheme qëndron tek mënyra e të ushqyerit.

Janë një sërë ushqimesh që stimulojnë prodhimin e kolagjenit (proteinë e gjendur në lëkurë, flokë, thonj dhe indet lidhëse në të gjithë trupit që ndihmojnë me elasticitetin, forcën dhe mbajtjen në formë të trupit), i cili është përgjegjës për plakjen.

Me kalimin e kohës, organizmi e humbet fuqinë e prodhimit të kolagjenit, prandaj dhe njerëzit plaken.

Ushqimet e mëposhtme nxitin prodhimin e kolagjenit shkruan portali Shëndeti.

Vezë
Duke qenë se aminoacidet janë të rëndësishme në formimin e kolagjenit, ekspertët sugjerojnë që të përfshini vezët në ditën tuaj pasi janë një burim i mirë natyral i aminoacideve.

Hudhra
Ushqimet e pasura në sulfur, si hudhra, rrisin prodhimin e kolagjenit si në lëkurë ashtu edhe gjymtyrë.

Portokalli
Frutat që përmbajnë vitaminë C ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Hani sa më shumë qitro, kivi, fruta pylli, madje edhe domate.

Avokado
Avokadot dhe vaji i tyre përmbajnë acide yndyrore omega 3 që rrisin prodhimin e kolagjent dhe vitaminë E që lufton radikalet e lira.

Frutat e pyllit
“Frutat e pyllit përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë fibrat e kolagjenit të lidhen bashkë në një mënyrë që ndihmojnë trupin të prodhojë kolagjen. Hidhni një grusht me fruta pylli (boronicë, manaferra, luleshtrydhe) tek bollguri ose kosi për t’i dhënë më shumë shije dhe për të marrë sa më shumë përfitime (përfshi edhe rininë e përhershme).

Karota
Vitamina A ndihmon në rigjenerimin e kolagjenit të dëmtuar, prandaj konsumoni ushqime me pigment portokall, si karota, kungulli dhe patatet e ëmbla, që janë të pasura në vitaminë A, për të mbajtur lëkurën të shëndetshme.

Perimet e gjelbra
Perimet e gjelbra si spinaqi, kale, lakra, brokoli kanë si vitaminë A ashtu edhe C, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë kolagjen.

Farat e linit
Një tjetër ushqim i pasur në acide yndyrore omega 3? Farat e linit. Spërkatni pas prej tyre tek drithërat ose i përzieni në lëngje të ndryshme për të stimuluar prodhimin kolagjenit.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com