TIRANË- Për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi kryeministri Edi Rama i ka harruar të rinjtë.

Sipas Këlliçit, maturantët dhe studentët janë braktisur nga kjo qeveri, por nuk do të ndodh kështu me ardhjen në pushtet të kryedemokratit Basha.

Ai shprehet se me Bashën kryeministër, vëmendja më e madhe do i kushtohet të rinjve, arsimit, studentëve dhe nxënësve.

"Maturantët dhe studentët sot janë të zhgënjyer e të braktisur nga qeveria. Rinia është lënë në harresë të plotë nga Edi Rama dhe kabineti i tij, ndërkohë që duhej të ishte çështje prioritare për të ardhmen e vendit. Me Lulzim Bashën kryeministër, vëmendja më e madhe do i kushtohet të rinjve, arsimit, studentëve dhe nxënësve, profesionistëve të rinj, atyre që janë harruar prej kohësh dhe që vërtet meritojnë vëmendje maksimale. Së bashku me strukturën tonë të studentëve, GRUD, dhe atë të gjimnazeve, ne do të bëjmë të mundur një koordinim dhe një plan konkret për t'i rikthyer shpresën studentëve, të rinjve dhe për të frenuar emigrimin masiv të trurit", shkruan Këlliçi.