Rinia e sotme, viktimë e ‘modës’, ‘politikës’, ‘tregut’: Ju duhet të na akuzoni për tradhti ndaj jush, për hipokrizi, për rrënimin tuaj

Rinia e sotme, viktimë e ‘modës’, ‘politikës’, ‘tregut’: Ju duhet të na akuzoni për tradhti ndaj jush, për hipokrizi, për rrënimin tuaj

Foto ilustruese

Sot është dita e rinisë.

Nuk do doja kurrë të isha në "këpucët" tuaja të rinj të sotëm, keni një jetë të vështirë dhe mizerabël, jeni thjeshtë marjoneta të pafajshme të "modës", "politikës", "tregut".

Janë ato që ju diktojnë, se kur dhe si jeni të "suksesshëm", të "bukur", të "duhurit".. dhe ne prindërit tuaj, ju tregojmë përralla me vuajtje e gjëra, kur në fakt jeni ju ata që duhet të na akuzoni për paburrëri, për tradhti ndaj jush, për idiotizëm, për hipokrizi.. për rrënimin e të ardhmes suaj.

Ne rininë tonë, ne "s'kishim" aq sa ju, por ishim zotë të vetvetes.

Me një palë pantallona dhe një bluzë, ne kishim vendin tonë në shoqëri, në bazë të vlerës njerëzore, dijes, punës.

Ne kishim mundësinë e krijimit të familjes, kësaj strehe prefekte të njerëzimit, të krijuar nga perëndia apo njeriu..

Ndërsa ju?

Juve ju duhet të bleni telefonin më të fundit, pavarësisht gjendjes apo dëshirës, që t'ju pranojnë në shoqëri.

Juve ju duhet të bëni pushimet me ekstravagandë, në vendet me të pa vlera, por dhe aq te shtrenjta për ju dhe familjen tuaj, të ndjeheni pjesë e shoqërisë.

Juve ju duhet të gjeni një pune, të bëni një karrierë, të keni x-para, x-veshje, x-makinë që të gjeni gjënë më të thjeshtë e pa kosto të jetës, dashurinë, lidhjen mes jush.

Ju mbushni boshësinë që krijon kjo botë dhe egoja jonë për ju, me drogra, seks, pije a ku e di unë çfarë.. dhe ndjeheni çdo dite më bosh.

Ne kishim tërë dashuritë e botës dhe njerëzve dhe u mbushnim me to.

Juve ju shtrydhin nga çdo gjë njerëzore çdo ditë, juve ju kanë bërë të jetoni për të tjerët, se çfarë thonë dhe çfarë bëjnë.

Ne jetonim jetën tonë, të dhuruar nga sakrificat e prindërve tanë, në një botë të thjeshte dhe aq njerëzore..

Ju duhet të hiqeni të suksesshëm, ne ishim.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 16/08/2022 14:04

    Super Shkrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen