Në rini apo pleqëri? Ja në cilën moshë janë më të lumtur njerëzit në jetën e tyre

Në rini apo pleqëri? Ja në cilën moshë janë më të lumtur njerëzit në jetën e tyre

Foto ilustruese

Lumturia është qëllimi më i rëndësishëm, i cili duhet të ekzistojë dhe të përmbushet çdo ditë. Është shumë e lehtë të hapësh axhendën dhe aty të shkruash rutinën ditore që do apo të duhet të ndjekësh, por rrallë në të tilla axhenda gjen si diçka për tu bërë deri në fund të ditës një qëllim që ka në vetvete lumturinë.

Lumturia nuk është e paarritshme, por harrohet lehtë. Ajo merret si e mirëqënë, sikur është gjithmonë aty, sikur e ka për detyrë të zbukurojë ditën e çdo njërit prej nesh edhe nëse ne nuk kujtohemi fare ta sjellim ndërmend gjatë ditës.

Shumë njerëz kur kujtojnë vitet e tyre të rinisë, shprehen plot mallëngjim për ditët e tyre të mbushura me lumturi, gjallëri dhe gëzim. Por cila moshë supozohet të jetë ndër më të lumturat për njerëzit?

Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar gjerësisht gjatë dekadave të fundit, por nuk ka ende një përgjigje përfundimtare. Kohët e fundit një ekip hulumtuesish gjermanë ka hedhur dritë mbi këtë çështje në një përmbledhje gjithëpërfshirëse meta-analitike.

Studiuesit në Universitetin e Ruhrit në Bohum, që e bazuan studimin e tyre të gjatë në 443 mostra unike me gjithsej 460.902 pjesëmarrës, gjetën një përgjigje të ndryshme.

Kënaqësia mbi jetën bie midis moshës 9-16 vjeç

Gjetjet e studimit të fundit, treguan se kënaqësia nga jeta binte ndërmjet moshës 9-16 vjeç, dhe pastaj rritej paksa deri në moshën 70 vjeçare. Më pas u ulej sërish deri në moshën 96 vjeçare. Gjendjet emocionale pozitive, treguan një rënie të përgjithshme nga mosha 9-94 vjeç, ndërsa gjendjet emocionale negative u luhatën disi midis moshës 9-22 vjeç.

Më pas ato ranë deri në moshën 60 vjeçare, dhe më pas u rritën përsëri. Autorët e studimit identifikuan ndryshime më të mëdha mesatare në gjendjet emocionale pozitive dhe negative sesa tek kënaqësia mbi jetën. Në përgjithësi, studimi tregoi një prirje pozitive gjatë një periudhe të gjatë të jetës, nëse e analizojmë nga prizmi i kënaqësisë nga jeta dhe gjendjet emocionale negative.

Hulumtuesit ia atribuojnë rënien e lehtë të kënaqësisë mbi jetën moshës 9-16 vjeçare, ndryshimeve në trupin dhe në jetën sociale që ndodhin gjatë periudhës së pubertetit. Kënaqësia rritet sërish që nga mosha e rritur e tutje. Ndjenjat pozitive priren të zvogëlohen nga fëmijëria deri në moshën madhore të vonë.

Në moshën e rritur shumë të shtyrë, priren të përkeqësohen dhe jo përmirësohen të gjithë komponentët e mirëqenies subjektive. “Kjo mund të lidhet me faktin se tek njerëzit shumë të moshuar, bie performanca fizike, shpeshherë përkeqësohet shëndeti dhe zvogëlohen kontaktet sociale, kjo e fundit edhe sepse bashkëmoshatarët e tyre vdesin”- tha Byker.

Studimi e vë theksin tek nevoja për të marrë në konsideratë dhe promovuar mirëqenien subjektive, me komponentët e saj të ndryshëm gjatë gjithë jetëgjatësisë. Gjetjet e këtij studimi mund të ofrojnë udhëzime të rëndësishme për zhvillimin e programeve të ndërhyrjes, veçanërisht ato që synojnë ruajtjen ose përmirësimin e mirëqenies subjektive në fund të jetës.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale