Sot është dita e rinisë.
Nuk do doja kurrë të isha në "këpucët" tuaja të rinj të sotëm, keni një jetë të vështirë dhe mizerabël, jeni thjeshtë marjoneta të pafajshme të "modës", "politikës", "tregut".
Janë ato që ju diktojnë, se kur dhe si jeni të "suksesshëm", të "bukur", të "duhurit".. dhe ne prindërit tuaj, ju tregojmë përralla me vuajtje e gjëra, kur në fakt jeni ju ata që duhet të na akuzoni për paburrëri, për tradhti ndaj jush, për idiotizëm, për hipokrizi.. për rrënimin e të ardhmes suaj.
Ne rininë tonë, ne "s'kishim" aq sa ju, por ishim zotë të vetvetes.
Me një palë pantallona dhe një bluzë, ne kishim vendin tonë në shoqëri, në bazë të vlerës njerëzore, dijes, punës.
Ne kishim mundësinë e krijimit të familjes, kësaj strehe prefekte të njerëzimit, të krijuar nga perëndia apo njeriu..
Ndërsa ju?
Juve ju duhet të bleni telefonin më të fundit, pavarësisht gjendjes apo dëshirës, që t'ju pranojnë në shoqëri.
Juve ju duhet të bëni pushimet me ekstravagandë, në vendet me të pa vlera, por dhe aq te shtrenjta për ju dhe familjen tuaj, të ndjeheni pjesë e shoqërisë.
Juve ju duhet të gjeni një pune, të bëni një karrierë, të keni x-para, x-veshje, x-makinë që të gjeni gjënë më të thjeshtë e pa kosto të jetës, dashurinë, lidhjen mes jush.
Ju mbushni boshësinë që krijon kjo botë dhe egoja jonë për ju, me drogra, seks, pije a ku e di unë çfarë.. dhe ndjeheni çdo dite më bosh.
Ne kishim tërë dashuritë e botës dhe njerëzve dhe u mbushnim me to.
Juve ju shtrydhin nga çdo gjë njerëzore çdo ditë, juve ju kanë bërë të jetoni për të tjerët, se çfarë thonë dhe çfarë bëjnë.
Ne jetonim jetën tonë, të dhuruar nga sakrificat e prindërve tanë, në një botë të thjeshte dhe aq njerëzore..
Ju duhet të hiqeni të suksesshëm, ne ishim.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.7%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5388
Lajme të tjera
-
'Tirana Youth Run’ për herë të parë në pistën e re të atletikës, Stërmasi: Tani kemi shtëpinë tonë
23 Shtator 2023, 13:25
-
Burrat vs Gratë/ Kush plaken më shpejt dhe duken më të vjetër në moshën 50 vjeç! Përgjigja do t'ju befasojë
30 Tetor 2022, 14:08
-
Muzhaqi në Report Tv: Strategjia Kombëtare për Rininë do të ndikojë në uljen e largimit të të rinjve nga vendi
27 Tetor 2022, 18:24
-
Kongresi Rinor Kombëtar i Shqipërisë për herë të parë me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
11 Tetor 2022, 13:48
-
VIDEO/ Mesazhet nga të rinjtë që ndriçuan Tiranën në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë
13 Gusht 2022, 22:03
-
Ilir Meta takon të rinjtë e partisë: Me ritmet e largimeve Shqipëria do të përgjysmohet Brenda disa dekadave
28 Korrik 2022, 12:58
-
Meta i rrethuar nga të rinj: 77% prej tyre largohen nga vendi për shkak të rrogave të ulëta, ta ndalim shpopullimin
1 Prill 2022, 15:32
-
Parku i kryeministrisë shndërrohet në hapësirë për fëmijët, Rama: Autobus lëvizës për aktivitete në çdo komunitet! Veliaj: Shumëfishojmë hapësirat kulturore
14 Janar 2022, 18:00
-
Lëvizja Studentore, debati në Report Tv! Mësuesja dhe sociologia: Të rinjtë e sotëm, pa ideale! Daci: Studentët e dhjetorit heronj, por roli i tyre përfundoi
8 Dhjetor 2021, 14:12
-
Firmoset marrëveshja për Qendrën Rinore Petrelë, Veliaj: Gati për European Youth Capital 2022
3 Dhjetor 2021, 17:37
-
Basha pret të rinjtë e Partisë Popullore Austriake: Prioritet integrimi në BE! Të rinjtë shqiptarë të kenë të njëjtat shanse si bashkëmoshatarët e tyre europianë
24 Tetor 2021, 09:18
-
Kinë, autoritetet të shqetësuara nga 'rinia pezull', kërcënon 'ëndrrën kineze'
19 Qershor 2021, 07:50
Super Shkrim.
Përgjigju