Nxirren pas dy javësh fëmijët e bllokuar në Tajlandë, ngelet vetëm trajneri

Nxirren pas dy javësh fëmijët e bllokuar në Tajlandë, ngelet vetëm trajneri

Shpella ku janë bllokuar djemtë

Operacioni i shpëtimit të djemve në Tajlandë ka përfunduar sot. Pas 17 ditësh në shpellë, të 12 futbollistët e vegjël e bllokuar në një shpellë në Tajlandë janë shëndoshë e mirë në spital. Që prej orëve të para të mëngjesit rinisën operacionet e shpëtimit për 4 djemtë e mbetur ende në shpellë me trajnerin e tyre. Për disa orë, duke punuar pa pushim zhytësit kanë punuar duke nxjerrë të gjithë fëmijët, ndërsa ndodhet ende brenda në shpellë trajneri, për të cilin përpjekjet e ekipit të shpëtimit po vazhdojnë akoma. 

Të dielën dhe të hënën u nxorën tetë djem të tjerë, të cilët janë në gjendje të mirë. Katër prej tetë djemve të nxjerrë të dielën nga shpella Tham Luang, ku  patën mundësinë të shihnin prindërit e tyre, për shkak të frikës nga infeksionet, ende të dy grupet ishin në ambiente të veçanta të ndara nga një vetratë.

Kështu deklaroi këtë mëngjes, një mjek nga spitali Prachanukroh në Chiang Rai ku djemtë janë shtruar. Mjeku shtoi se tetë fëmijët në spital, gjithashtu biseduan dhe madje bënë shaka me kryeministrin Prayuth Chan-ocha, i cili mbërriti mbrëmë në zonë për të vizituar nga afër fëmijët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja