Rinis sot dialogu Kosovë-Serbi
Mogherini bashkon Mustafa-Vuçiç

Rinis sot dialogu Kosovë-Serbi<br />Mogherini bashkon Mustafa-Vuçiç
BRUKSEL - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po takohen për herë të parë, për të vazhduar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Në takimin e sontëm që po mbahet pas një pushimi 10 muajsh, po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç dhe për herë të parë takimi po ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Takimi i së hënës po mbahet në një periudhë të tensioneve të ngritura ndërmjet të dyja palëve për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa për të shkarkuar ministrin për komunitete në qeverinë e tij, Aleksandër Jablanoviç, i cili nxiti reagime e protesta me mohimin e krimeve të kryera nga forcat serbe në Kosovë.  Beogradi reagoi me zemërim duke vlerësuar se shkarkimi mund të dëmtojë procesin e bisedimeve. Aleksandër Jablanovic është përfaqësues i Listës serbe, një subjekt politik i themeluar dhe mbështetur nga Beogradi.

mustafa-mogherini

vucic-mogherini

Prishtina pret që të përmbyllet marrëveshja për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Beogradi kishte paralajmëruar se do të kërkojë që në tryezën e bisedimeve të hidhet edhe çështja e pronave përfshirë edhe pretendimet e e tij për pronësi mbi kompleksin e minierave Trepça. Por, Prishtina e cila është në përpjekje për të zgjidhur fatin e këtij kompleksi e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

Deri tash Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin se zbatimi i marrëveshjeve të arritura në prill të vitit 2013 është synimi themelor para se të hapen çështje të tjera dhe kusht kryesor për Serbinë që të avancojë procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


Redaksia Online
(e.c/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot