Pas disa ditësh bojkot, këtë të enjte ka rinisur punën transport publik nga qyteti i Kukësit në drejtim të qyteteve të tjera dhe anasjelltas. Drejtuesi i Shoqërisë së Transportit Fatmir Halili tha se situata nuk është aspak e favorshme. Ai thotë se vendosën tu shërbejnë qytetarëve edhe pse kostot për ta janë shumë të larta.
"Kemi filluar punën. Nuk kemi lëvizur as oraret dhe as çmimit. Mos të gënjehen nga bizneset e pandershme. Kërkojmë nga shteti heqjen e akcizës së naftës, kërkojmë kapacitetin e 30%. Kërkojmë TVSH dhe pagën e luftës", tha Halili.
Udhëtarët e kanë mirëpritur vendimin, pasi prej ditësh kanë përdorur transport alternativ dhe me çmime disa herë më të larta se çmimi i biletës.