KORÇE- Në ditën e 5 të arratisjes vijojnë kërkimet për 3 të burgosurit, të cilët u arratisën nga burgu i Drenovës në Korçë. Ndërkaq në Gjykatën e Korçës, ka nisur seanca për masat e sigurisë për gardianët e Drenovës.
18:48 GJYKATA VENDOS BURG PA AFAT PËR LUAN LIÇKOLLARIN, BLEDI HYSOLLIN DHE FERDINAND BELIMONIN
Gjykata e Korçës vendos masën e arrestit “burg pa afat” edhe për tre punonjës të tjerë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenoce. Përgjegjësi i kolonës për këtë burg, Luan Liçkollari, gardiani Bledi Hysolli dhe Ferdinand Belimoni, u njohën gjatë seancës me masën e sigurisë “burg pa afat”.
“Të burgosurit ishin të armatosur, s’mund të reagoja. Nuk kam parë gjë, dola jashtë kur dëgjova të shtënat”, tha Luan Liçkollari para trupit gjykues.
17:41 ARREST ME BURG EDHE PËR SOTIR TANUSHIN DHE BLEDAR KOÇINAKUN
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arresit më burg edhe për dy punonjës të tjerë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Sotir Tanushi dhe Bledar Koçinaku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sotir Tanushi ka ushtruar detyrën gardian në burgun e Drenovës, ndërsa Bledar Koçinaku, punonjës bazë për sektorin numër 3.
Gjykata vendos masën “arrest me burg” edhe për gardianin Valdet Brahollari.

(Foto/Bledar Koçinaku)

(Foto/Sotir Tanushi)
17:25 GJYKATA E KORÇËS VENDOS MASËN ARREST ME BURG PËR ARBEN POTKËN
Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg” edhe për Arben Potkën, i cili ka qenë punonjës i rolit bazë në sektorin numër 3 në burgun e Drenovës në Korçë.
“E hapa derën, pasi më kërcënuan me armë. Nëse nuk hapja derën do të më vrisnin”, tha Arben Potka para trupit gjykues.

(Foto/Arben Potka para trupit gjykues)
17:05 GJYKATA E KORÇËS VENDOS ARREST ME BURG PËR TERPO GJAMO
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e arrestit me burg për Terpo Gjamo. “Dhashë informacionin sapo u njoftova. Më pas isha nën kërcënimin e armëve.”, tha Terpo Gjamo para trupit gjykues.
Terpo Gjamo ka ushtruar detyrën specialist informacioni në burgun e Drenovës në Korçë.
16:50 KORÇË, JEPET MASA E SIGURISË ARREST ME BURG PËR ALTIN SULON
Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë për Altin Sulom, duke vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Altin Sulo është përgjegjës i sigurisë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.
16:05 KORÇË, GJYKATA VENDOS “BURG PA AFAT” EDHE PËR EDMOND QARRIN
Gjykata e Korçës ka vendosur masën “burg pa afat” edhe për Edmond Qarrin. Qarri ka ushtruar detyrën e punonjësit të policise në tunelin e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës.
“Hapa derën, pasi Tafili dhe të tjerët m’u dukën si policë. Të dënuarit kishin veshur jelekët e gardianëve të burgut”, tha Qarri para trupit gjykues.
16:00 KORÇË, GJYKATA JEP MASËN BURG PA AFAT PËR RIZA SPAHIUN
Në seancës e sotme, Gjykata e Korçës ka vendosur masën “burg pa afat” për Riza Spahiun. Para trupit gjykues, Riza Spahiu ka thënë se “Më kërcënuan me kallashnikov, më detyruan të hapja derën”.
Riza Spahiu ka qenë përgjegjës në zyrën e informacionit në burgun e Drenovës.
15:25 GJYKATA E KORÇËS JEP MASËN DETYRIM PARAQITJE PËR SUZANA SEJDARASIN
Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë për Suzana Sejdarasin, duke vendosur detyrim paraqitjeve. Para trupit gjykues, Sejdarasi është shprehur “reaguam në kohë, shtypëm alarmin”.
Suzana Sejdarasi ka qenë në detyrën operatore e sallës së kamerave në burg.
15:12 GJYKATA E KORÇËS JEP MASËN "DETYRIM PARAQITJE" PËR LULJETA DOVRANIN
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë për Luljeta Dvoranin, duke vendosur detyrim paraqitjeje.
Para trupit gjykues, gardistja Luljeta Dvorani, tha se “Unë kam zbatuar vetëm ligjin. Kur kam parë kamerat e fikura, ndeza alarmin”.

(Foto/Luljeta Dvorani para trupit gjykues)
15:10 GJYKATA JEP MASEN E ARRESTIT ME BURG PËR MARGEL RUSHANIN
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e “arrestit me burg” për gardianin Margel Rushani. Para trupit gjykues, Rushani ka deklaruar “në momenin kur ësht qëlluar me armë në ambjentet e jashtme të burgut të sigurisë, atëherë kemi vënë re qe nuk shkonte diçka dhe kemi dalë jashtë, por kur kemi dalë ne të arratisurit ishin larguar”.

(Foto/Margel Rushani gjatë seancës)
ORA 12:40 ARREST ME BURG GARDIANIT SHPETIM PERONKA
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë, “arrest me burg” për Shpëtim Peronkën, i cili ishte gardian jashtë burgut në momentin e arratisjes së 7 të dënuarve. Peronka akuzohet për “shpërdorim detyre”. Gjatë dëshmisë së tij, Peronka ka thënë se, “të burgosurit kanë kaluar nga telat e rrethimit të burgut, ndërsa unë ruaja rrugën”.
KERKIMET, POLICIA: DYSHOHET SE FSHIHEN NE STANET GREKE
Sipas të dhënave të fundit nga policia e Korcës, dyshohet se të arratisurit Gëzim Toma, Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj, mund të jenë fshehur në stanet greke. Kërkimet janë përqëndruar në zonën kufitare të Dardhës e Devollit.
Kërkimet nga forcat e policisë janë mbështetur edhe forcat Renea, por reshjet e borës dhe moti i keq me temperature të uleta ka vështirësuar kërkimet e 3 të arratisurve.
Megjithatë, edhe pse dyshimet e deritanishme të cojnë në pistën se të dënuarit kanë kaluar në tokën greke, pala homologe hedh poshtë këtë fakt, pasi sipas tyre forca të shumta policië janë shpërndarë në gjithë kufirin për të parandaluar dhe arrestimin e 3 të arratisurve nga burgu I sigurisë së lartë.
Ndërkohë që sot pritet të jepet masa e sigurisë për 21 gardianët.
Ndërkohë dje gjykata dha masën e arrestit burg për 4 të arratisurit e arrestuar. Admir Tafili ka pranuar se ishte organizatori i kësaj arratisjeje.
Redaksia online
(e.s/sg/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Frigoriferi me armët u soll nga burgu i Fushë-Krujës