Rinisin punimet, Haxhinasto
inspekton rrugën Plepa-Rrogozhinë

Rinisin punimet, Haxhinasto<br />inspekton rrugën Plepa-Rrogozhinë
KAVAJE - Pas 3 vjetësh ndërprerje janë ringjallur shpresat për rifillimin e punimeve në aksin rrugor Plepa-Rrogozhinë. Ka qenë Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ai që ka kryer një inspektim në këtë aks rrugor nga ku ka deklaruar se së shpejti këtu do të rinisin punimet.

Sipas ministrit fillimisht do të jetë një kompani italiane e cila do të ekzaminojë punimet e kryera deri tani nëpërmjet përdorimit të një teknologjie moderne dhe më pas do të rinisin punimet.
 
“Ajo që duhet riparuar para se të gjithash është cilësia e punimeve. Në sot kemi filluar një proces me një teknologji të fundit moderne. Së pari do të ketë një informacion për atë që është bërë nën tokë kështu që do të kemi një ide shumë të qartë për gjithçka”, ka thënë Haxhinasto. 

Pjesa më problematike e këtij aksi është hyrja e qytetit të Rrogozhinës e cila është kthyer në një gangrenë për drejtuesit e automjeteve. Ndërkohë në këtë aks strategjik mungon ndricimi, sinjalistika rrugore si dhe infrastruktura e sigurisë rrugore.

Rruga Plepa-Rrogozhinë është një aks strategjik që lidh jugun e vendit me Shqipërinë e Mesme dhe veriun e vendit .

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Një ditë ideale për të reflektuar për të ardhmen tuaj... Çfarë thonë yjet për ju sot

Një ditë ideale për të reflektuar për të ardhmen tuaj... Çfarë thonë yjet për ju sot