Rinisin reshjet,Veriu i izoluar
borë dhe në Tiranë
Berisha: Rama korb qe ben ciu ciu
Rama: Asnjë plan vetëm blozë

Rinisin reshjet,Veriu i izoluar<br />borë dhe në Tiranë <br />Berisha: Rama korb qe ben ciu ciu<br />Rama: Asnjë plan vetëm blozë
TIRANE- Rinisin reshjet e borës në mbarë vendin. Pushimi i reshjeve të dëborës, gjatë ditës së djeshme, mundësoi fillimin e punës për rihapjen e akseve nacionale dhe rurale, në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, por me rikthimin e borës gjithkça mund të kthehet si më parë. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në Kukës dhe në Pukë është punuar dhe janë hapur disa akse, por hapja e tyre është tepër e vështirë pasi trashësia e borës në disa vende i kalon 2 metra. Dhe tani me rikthimin e reshjeve të dendura të dëborës akset rrezikojnë të izolohen sërish. Problem mbeten dhe temperaturat tepër të ulëta dhe furnizimi me ujë të pijshëm pasi tubacionet janë ngrirë. Reshjet e borës e dendura të borës nisën paraditen e sotme, në Kukës, Pukë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Elbasan, Korçë. Rreth orës 08:45 minuta nisën reshjet e borës edhe në kryeqytet, por jo aq sa për tu ngjitur nëpër rrugë. Në Dibër krerët e komunave bëjnë apel për ndihma ushqimore, ndërsa sot në mëngjes rinisën reshjet e borës.

NIS BORA NE TIRANE
Rreth orës 08:45 minuta kanë nisur reshjet e borës edhe në kryeqytet. Rënia e temperaturave ka bërë që edhe në kryeqytet të nisin mengjesin e sotëm reshjet e debores. Mali i Dajtit është mbuluar tërësisht nga flokët e bardhë, ndërkohë që banorët e kryeqytetit kanë shijuar për pak minuta borën e imët e cila nuk ka mundur dot të zbardhë rrugët e Tiranës.

KUKES, PROBLEM UJI I PIJSHEM, KERKOHET NDIHME PER 400 FAMILJE

Në Kukës temperaturat më të ulëta kanë arritur deri në -16 gradë dhe problem kryesor për banorët e qytetit dhe të fshatrave mbetet dhe uji i pijshëm. Për shkak të ngrirjes së tubacioneve, banorët detyrohen të mbushin ujë në cezma që ndodhen në katet e para, të pallateve, ndërsa nëpër fshatra I janë rikthyer furnizimit me ujë nëpër puse.
Raportohet se nuk ka munguar energjia elektrike, ndërsa reshjet e borës kanë rinisur. Nga korrespondenti ynë në Kukës, Bekim Lekica mësohet se ushtria pritet të ndërhyjë sot me forcat ajrore, gjithmonë nëse moti do të vazhdojë të jetë I favorshëm.
Bashkia e Kukësit kërkon ndihmë për 400 familje, komuna Kalis për 75 familje, komunas Grykë Cajë për 120 familje, komuna Ujmisht për 152 familje komuna Tërthore për 75 familje, komuna Malzi për 90 familje dhe komuna Gjinaj e rrethit të Hasit për 95 familje.
Komisioni i emergjencës i ka kërkuar drejtorisë së rezervave shtetërore 800 tonë miell dhe 400 tonë vaj ushqimorë.
Në të gjithë qarkun e Kukësit janë 16 komuna të izoluara, përfshi këto dhe ato në Has e Tropojë, ndërsa në rrethin e Kukësit janë 9 komuna të izoluara.
Një pjesë të akseve nacionale janë hapur, ndërsa disa të tjera po punohet për hapjen e rrugëve. Aksi nacionale “Kukës – Bushtricë- Peshkopi është hapur deri në komunën Ujmisht. Kukës – Shishtavec është hapur deri në komunën Topojan. Kukës- Krumë është hapur por lëvizet me vështirësi. Krumë- Qafë Prushi, lëvizet me vështirësi por me zinxhirë. Bajram Curri- Kam i pakalueshëm, Bajram Curri- Qafë Mali, Bajram- Curri- Valbonë të pakalueshme, ndërsa Bajram Curri- Qafë Morinë e kalueshme me zinxhirë.

PUKE, E KALUESHME AKSI PUKE- SHKODER 
Në Pukë reshjet e borës kanë pushuar, problem mbeten temperaturat tepër të ulëta dhe mungesa e ujit të pijshëm. Aksi Pukë- Shkodër tani është I kalueshëm me fuoristradë, ndërsa mbeten problem komunat ku trashësia e borës I kalon 2 metër. Qeveria ka alokuar fondet për 10 njësi vendore të këtij rrethi, të cilat do të përdoren për pastrimin e akseve rrugore, rurale.
Mbetet i izoluar Dukagjini dhe Vermoshi ne qarkun e Shkodres.

GJIROKASTER, RINISIN RESHJET
Reshjet e dëborës të mëngjesit të sotëm kanë bllokuar totalisht fshatin Frashër (Përmet), ndërsa disa komuna në qarkun e Gjirokastrës, që shtrihet gjeografikisht mbi 500 metra mbi nivelin e detit, qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, njoftoi sot policia lokale, në jug të vendit.
"Qarkullimi rrugor në segmentin rrugor kombëtar Jorgucat-Qafa e Muzinës, me gjatësi 15 km, është vështirësuar, ndërsa automjetet e vogla udhëtojnë vetëm me zinxhirë", thekson policia e Gjirokastrës.
Të njëjtat burime thanë se trashësia e dëborës në këtë segment rrugor ka arritur nga 20-25 centimetra, gjë që ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve të rënda.

ELBASAN
Kanë rinisur të bien sërish, pas një jave reshje dëbore, në qytetin e Elbasanit. Reshjet e borës, të cilat kanë nisur të bien me intensistet të lartë, parashikohet të mbulojnë qytetin. Shefi i shtabit të Emergjencave Civile, Mustafa Arapi deklaroi për ATSH se, “reshjet e dëborës kanë nisur të bien në të gjithë rajonin e Elbasanit. Të gjitha zonat malore vazhdojnë të jetë të bllokuar nga dëbora, ndërsa reshjet nuk kanë pushuar”.
Ndërkaq vetëm një javë më parë Elbasani u përfshi nga reshjet e dëborës, dhe mëngjesin e sotëm reshjet janë shoqëruar edhe me temperatura të ulta. Në qytet shumë pak qytetarë dhe mjete qarkullojnë, për shkak të dëborës dhe të ftohtit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie