Ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë, Edgars Rinkevics, kritikoi palën serbe për deklaratat e ditëve të fundit rreth vizitës së kryediplomatit kosovar, Hashim Thaçi, në Serbi.
Sipas tij, deklaratat e tilla nga të dyja palët nuk i ndihmojnë dialogut që po zhvillohet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Këto komente Rinkevics i bëri pas një takimi me Ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, me të cilin bisedoi rreth integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, liberalizimin e vizave, Gjykatën Speciale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Rinkevics i pyetur nga gazetarët rreth moslejimit të Hashim Thaçit për të vizituar Serbinë, tha se, këto deklarata nuk i ndihmojnë dialogut që po zhvillohet ndërmjet dy vendeve.
"Mendoj që të tilla deklarata të bëra nganjëherë nga politikanët nga të dy palët nuk e mbështesin zhvillimin e përgjithshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", tha Rinkevics.
Kreu i diplomacisë së Letonisë është shprehur i mahnitur me zhvillimet që ka parë në Prishtinë, që prej vizitës së parë para 10 viteve që kishte bërë në Kosovë. Rinkevics shtoi se me ministrin Çollaku kanë biseduar rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe nevojën për të përmbyllur marrëveshjen për MSA-në ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Ndërsa, rreth liberalizimit të vizave, kryediplomati letonez tha se, duhet të meritohet dhe mezi presin raportin e Qeverisë së Kosovës për arritjet në përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për vizat. Gjithashti, ai theksoi se mezi pret ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë Gjykatës Kushtetuese.
"Ky është një proces që duhet të meritohet dhe jo i bazuar në kalendar, prandaj presim përparim në procesin në të gjitha fushat e liberalizimit të vizave. Unë, po ashtu mezi pres t'i shoh ndryshimet në Kushtetutë që do të hapin rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale, në radhë të parë për qytetarët e Kosovës për të pasur hetime të pavarura në krimet e luftës dhe për t'i vendosur para përgjegjësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krime. Mendoj se kjo do t'ju çojë me afër BE-së", theksoi Rinkevics.
Edhe ministri për Integrime Evropiane Bekim Çollaku tha se me ministrin e Letonisë biseduan për integrimin e Kosovës në BE dhe për themelimin e Gjykatës Speciale.
Sipas tij, Kosova ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm drejt integrimit duke marrë parasysh procesin e vështirë dhe të komplikuar nëpër të cilin ka kaluar Kosova deri më tani./atsh/
/Shqiptarja.com