TIRANË - Pavarësisht nga fakti se mbahen për trupat elitë të Policisë shqiptare, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nuk do t’i shpëtojnë kontrollit të imtësishëm të dosjeve të tyre, duke kaluar edhe në një test profesional. Kjo bëhet e ditur gjithnjë nga stafi i përgatitjes së reformave pranë ministrit të ri të Brendshëm, që venë në dukje se jo të gjithë pjesëtarët e trupave speciale janë të përshtatshëm për të qendruar në rradhët e Policisë së Shtetit.

Kjo, duke qenë se një pjesë janë marrë atje në bazë të preferencave politike të qeveritarëve të larguar, që kanë përdorur gjerësisht kriterin e bindjes politike për të patur në rradhët e specialëve njerëz që mund t’i përdornin edhe për qëllime të partisë në pushtet, sidomos në raste zgjedhjesh apo në demonstrate të opozitës.

Specialët do të kontrollohen për parregullsi të mundshme në dosjet e rekrutimit, shkollimit e CV-në profesionale dhe ata që do të kalojnë “radiografinë”, testin e njohurive e atë fizik do të vijojnë të qendrojnë në FNSH.

SELEKSIONIMI
Duket se ka ardhur fundi i figurës së policit me bark të madh, me këmishën që i del mbi pantallona, me shenjën e ndalimit në njërën dorë dhe farat e lulediellit në dorën tjetër, ndonjëherë edhe me ndonjë njollë yndyre mbi uniformë, apo me kapelen shtrëmbër mbi kokë si feste turku

Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)