Te Barcelona po i ndiejnë menjëherë efektet pozitive për rinovimin e kontratës me Lionel Messi-n edhe pse diçka e tillë nuk është zyrtare.
Klubi ka marrë një seri propozimesh për sponsor të rinj, janë rinovuar ato ekzistuese dhe sipas Mundo Deportivo përveç rritjes së marketingut do ketë visitor të shtuar në muzetë e Camp Nou-t. Messi me Barcelonën gjeti akordin edhe për 5 vite të tjera pavarësisht se argjentinasi është 34 vjeç.
Për të arritur në këtë pikë numri 10 pranoi përgjysmimin e pagës.
Komento