Arsenali ka konfirmuar trajnerin Arsen Venger edhe për tre edicione të tjera në drejtimin e ekipit. Tekniku francez ka pranuar që të nënshkruajë një kontratë të re tre-vjeçare për të qëndruar në Arsenal deri më 2017.

64-vjeçari pas 9 vitesh pritje arriti që të fitonte trofeun e parë me Arsenalin, FACup. Pavarësisht ‘thatësirës’ drejtuesit e Arsenalit vazhdojnë që të besojnë të Venger, i cili njihet si një mbështetës i talenteve.
 
Nuk largohet Fabregas
Barcelona përmes presidentit ka njoftuar se nuk do të largohet asnjë futbollist në merkaton e verës duke bllokuar kalimin e Fabregas, Snacez, Pedros, por edhe të futbollistëve të tjerë që janë ende në mëdyshje për të qëndruar edhe për një tjetër edicion në Katalonjë për të ngrohur stolin.

Shkak i vendimit ka qenë ardhja e trajnerit të ri, i cili beson se Fabgreas, por edhe Sancez janë elementë të vlefshëm për ekipin.
 
Manchester 60 mln Euro për Koke
 Manchester Unitedi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Atletico Madridit, Koke. Djajtë e Kuq shpresojnë që spanjolli të jetë transferimi i tyre i parë i madh në afatin kalimtar veror.

United është gati të paguajë klauzolën rreth 60 milionë euro, ku Koke do të paguhej rreth 3.7 milionë euro për sezon.Transferimi pritet që të jetë mjaft i ndërlikuar, pasi në garë për mesfushorin janë Barça, Reali, por edhe Bajerni.


d.b/shqiptarja.com