Rio 2016, atleti francez thyen këmbën
incident izraelito- libanez, ja fituesit
Atleti francez Samir Ait Said ka thyer këmbën gjatë garës së gjimnastikës në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Brazil.Samir Ait Said gjatë kërcimit që po realizonte nuk arriti që të koordinohej me saktësi duke rënë shumë keq dhe thyer këmbën, ndërsa pamjet e rënda kanë bërë xhiron e botës.
Atleti francez Samir Ait Said ka thyer këmbën gjatë garës së gjimnastikës në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Brazil.
Samir Ait Said gjatë kërcimit që po realizonte nuk arriti që të koordinohej me saktësi duke rënë shumë keq dhe thyer këmbën, ndërsa pamjet e rënda kanë bërë xhiron e botës.
Stafi mjekësor i Said vrapuan drejt tij për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa të tronditur mbetën jo vetëm mjekët, por edhe të pranishmit që po ndiqnin garën. Dëmtimi i Samir Aït Said është momenti më i rëndë në Lojërat Olimpike të Brazilit.
Në ditën e parë është regjistruar dhe incidenti i parë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Rio. Disa atletë libanezë nuk lejuan disa sportistë izraelitë të hipin na autobusin që do ti dërgonte në stadiumin ‘Maracana’ për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike të Rio 2016.
Dy vendet vazhdojnë të jenë në luftë dhe nuk kanë asnjë marrëdhënie diplomatike. Ndërsa përsa i përket garave, sportistëve fitues dhe shqiptarëve që po marrin pjesë, kosovari Qëndrim Guri, i cili garoi në çiklizëm në garën në 250 kilometra në Lojërat Olimpike, nuk ka arritur që ta përfundonte.
Medaljen e artë në garën çiklistike të rrugës e fitoi Greg Van Avermaet, pasi pretendenti kryesor Vincenzo Nibali u rrëzua 11.8 km nga fundi i garës.
Nga Kosova deri tani është eliminuar edhe Urata Rama që konkurroi në garën e 10 metra pushkë me ajër, u rendit e 48 nga 51 pjesëmarrës.
Në disiplinën e notit, britaniku Adam Peaty arriti të vendosë një kohë rekord në 100 metra bretkosë gjatë garave kualifikuese, pasi në 50 metrat e dytë arriti të ndalë kronometrin në 57.55 duke vendosur një rekord të ri botëror në këtë disiplinë dhe rekord të ri olimpik.
Në foto atleti francez me këmbën e thyer d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45