Rio 2016, Bolt: Nuk dua të jem më 
i miri, po të jem i mrekullueshëm

Rio 2016, Bolt: Nuk dua të jem më <br />i miri, po të jem i mrekullueshëm
Teksa na ndajnë vetëm pak kohë nga fillimi i Lojërave Olimpike 2016, Usain Bolt, mendon vetëm diçka, dhe ajo është të vrapuarit më shpejt nga të gjitha herët e tjera.
Bolt mban rekordin në garën e 100 m e 200 m dhe Jamaicani shpreson që në Rio ai të bëj garën më të mirë në gjithë karrierën e tij sportive.

“Unë shpresoj të bëj garën më të mirë të jetës sime në Rio de Janeiro. Rekodi botëror, është një titull i cili nuk lë vend për shumë diskutime. Në futboll ka debate se kush është futbollisti më i mirë, por askush nuk mund të debatoj se kush është më i shpejti. Personalisht, mendoj që rekordet e mia do të mbeten pa u thyer për një kohë të gjatë”- u shpreh Bolt. 

29 vjeçari tha se ajo që e mban atë të motivuar janë fitoret e tij që ka arritur deri më tani dhe se nuk do të jetë thjesht më i miri por të jetë i mrekullueshëm.

Të jesh i mrekullueshëm do të thotë që ti s’duhet të ndalesh së fituar, dhe kjo është ajo që më mban mua të motivuar”- u shpreh 29 vjeçari 

I pyetur se ku qëndron ndryshimi midis Lojërave Olimpike 2016 me ato të vitit 2008, Bolt u shpreh se ajo që ka ndryshuar te ai është mënyra e të menduarit. 

“Tani mendoj ndryshe, tani unë duhet t’i provoj vetes që jam akoma më i miri”- tha ai. 

Jamaicani vjen në Rio, pas një dëmtimi të lehtë dhe shprehet se tani ndihet mirë dhe se është mëse gati të kthehet në pistë. Shumë tifozë kanë menduar se kjo do të jetë gara e fundit për sportistin, por ai iu është përgjigjur me shaka duke thënë se për këtë duhet të pyes shefin dhe se ka një kontratë për të zbatuar. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur