TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha nis këtë të hënë takimet me simpatizantë dhe mbështetës të PD në rrethe. Ka qenë ky vendimi i marrë në mbledhjen që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi me Kolegjin e Kryetarëve të PD në rrethe, të nisur që nga ora 09:00 e paradites së sotme në selinë blu.

Gazetari i Report Elis Memelli raporton se Takimet e Bashës do të nisin ditën e hënë në Elbasan, për të vijuar gjatë javës në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë.

Kryedemokrati Lulzim Basha doli pak ditë më parë me një kërkesë të re për zgjidhjen e krizës politike në vend. 

Ai tha se duhet një qeveri tranzitore në çdo zgjedhje, derisa Shqipëria të jetë anëtare e BE  Ndërsa më herët Basha ripërsëriti thirrjen për zgjedhje të parakohshme.