Riorganizimi i PD, Bardhi thërret mbledhjen e grupit parlamentar më 5 qershor! Kryesia e PD mblidhet më 6 qershor

Riorganizimi i PD, Bardhi thërret mbledhjen e grupit parlamentar më 5 qershor! Kryesia e PD mblidhet më 6 qershor

Gazment Bardhi

Pas zgjedhjeve të 14 majit, demokratët e panë që janë më të ndarë se më parë. Për të diksutuar rreth situatës politike dhe riorganizimit të partisë, kryetari i ri grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të hënën e javës së ardhshme (5 qershor).

Një ditë më pas, më 6 qershor në orën 17:00 do të mblidhet Kryesia e PD.

“Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSh.”.

Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë”, shkruan Bardhi.

Situata në PD ka ndryshuar prej kohës që Sali Berisha u shpall 'non grata' nga SHBA. Ishte Lulzim Basha që e përjashtoi nga grupi parlamentar, që Berisha e cilësoi nul dhe të pavlefshëm. Që prej asaj kohe u krijuan 2 grupime, ata që mbështesnin PD zyrtare dhe ata që mbështesnin Rithemelimin e Berishës. Pas dorëheqjes së Bashës si lider i PD, postin e kryetarit të komanduar e mori Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të PD i cili e mbajti deri pas zgjedhjeve të 14 majit. Edhe ai ka dhënë dorëheqjen dhe deputetët zgjodhën Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, por Berisha thotë se nuk njeh vendime të asnjë strukture paralele. 

Pas disfatës së thellë të opozitës më 14 maj, është rikthyer në politikën aktive edhe Lulzim Basha, i cili me daljet e tij publike nënkupton se mund të rikthehet në politikën aktive.

Shpesh herë, deputetë kanë bërë thirrje për bashkim por nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Mbetet për t'u parë se çfarë do të diskutohet në mbledhjet e 5 dhe 6 qershorit.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 29/05/2023 08:25

    Gazment Bardhi me gjithe shpuren e pabesushme qe jane satelite te Berishes dhe Bashes, duhet te largohen urgjentisht,ndryshe asnjehere nuk do ket PD,asnje nga njerezit aktual nuk te jep shprese,te gjithe jane te zgjebosur!

    Përgjigju
  • Beni: 28/05/2023 20:04

    PD zyrtare i ka mundesite te riorganiz ohet dhe te behet e besueshme kur te shkepus te gjitha lidhjet me Sali Berishen dhe te gjitha figurat e vjetra qe i shkojne pas.Duhet te distancohet nga Basha.Te afrohen te rinj,te shkolluar,te afte dhe te pa korruptuar.Nuk eshte koha te merresh me qeverine,por me konsolidimin e Partise,me spastrimin total te saj.JANE plot figura te korruptuara,vecanerisht te Rithemelimit,qe duhen larguar urgjentisht nga Partia.Vetem figurat e pastra mund te formojne P D e vertete dhe do kete mbeshtetjen e popullit.Mos bini ne gracken epropogandes te grupit te S Berishes,si masakra zgjedhore e budalleqe te tjera.PD ka humbur zgjedhjet dhe pike.Kure te pranoni kete realitet dhe. te nxirrni shkakun dhe shkaktaret e vertete te humbjes,keni nisur rrugen serioze te organizimit

    Përgjigju
    • Arben: 28/05/2023 23:42

      Nuk qenka koha te merren me qeverine?? Hahaha... Qenke patronazhist i PS e jep mend se si mund te fitoje besimin ne popull PD-ja?! PD me mire te mbyllet krejt e te shuhet sesa ta ndertojne socialistet sipas deshirave te tyre!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë