Riorganizohen bandat
e 1997-tës në Vlorë e Korçë

Riorganizohen bandat<br />e 1997-tës në Vlorë e Korçë
TIRANE- Policia, prokuroria dhe Shërbimi Informativ Shqiptar, janë vënë në alarm dhe kanë nisur një hetim të gjerë në disa qytete, veçanërisht në atë të Vlorës dhe të Korçës, për riorganizimin e bandave, mbi bazën e atyre që kanë vepruar gjatë vitit 1997.

Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se "Informacionet e para në rrugë operative, për rizgjimin dhe organizimin e bandave famëkeqe që lulëzuan në qytetin bregdetar në harkun kohor, 1997-2000, janë mbledhur nga policia kriminale dhe shërbimi sekret, që gjatë vitit 2010. Por kohët e fundit, nëpërmjet metodave speciale, policia ka zbuluar se veçanërisht në qytetin e Vlorës këto banda, kanë përfunduar riorganizimin e tyre dhe aktualisht po armatosen nga Mali i Zi me armatim të rëndë dhe planifikojnë kryerjen e veprave të rënda kriminale, si grabitje bankash, trafik droge e qeniesh njerëzore, pengmarrje, shantazhe ndaj biznesmenëve të ndryshëm për gjobvënie, vrasje me pagesë, etj."

Shkrimin e plotë të gazetarit Poli Hoxha mund ta lexoni sot në gazetën "Shqiptarja.com"

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik