TIRANE- Shefat e shërbimeve në QSUT duhet të jenë patjetër edhe pedagogë pranë fakultetit të Mjekësisë. Kështu përcakton vendimi i djeshëm i qeverisë, që ka vendosur riorganizimin e shërbimeve që ofron kjo qendër universitare. Sipas vendimit, shërbimi duhet të ketë në përbërje të tij, të paktën, katër anëtarë efektivë si personel pedagogjik, ndër të cilët dy të jenë me tituj shkencorë.

 Shërbimi, si njësi bazë e fakultetit, në QSUT, përbëhet nga klinika, të cilat janë njësi diagnostikuese dhe mjekuese themelore. Klinikat formohen në bazë specialiteti. Shërbimi në qendrat spitalore universitare ka jo më pak se 35 shtretër dhe numri i përgjithshëm i shtretërve në Qendrën Spitalore Universitare nuk e kalon shifrën 1.200.

Në fakultetet e institucioneve të arsimit të lartë publik, që kanë qendra spitalore universitare, lëndët/disiplinat klinike organizohen në shërbime. Ai realizon funksione mësimore e kërkimore, si pjesë e fakultetit, si dhe funksione diagnostike e trajtuese themelore, në nivel të lartë të lartë shkencor, si pjesë e spitalit universitar.
(ek/shqiptarja.com)