Riparim 500 mln lekë tre vite më parë, por rruga e Qafshtamës sërish e pakalueshme

Rikonstruksioni dhe asfaltimi i rrugës nacionale Kruje-Qafshtamë filloi në muajin janar 2013 dhe përfundoi ne janar 2015. Por tre vite më pas siç edhe shihen nga këto pamje amortizimi është i dukshëm dhe gjendja e kësaj rruge është pothuajse e njëjtë me atë të tre viteve më parë. Megjithëse janë shpenzuar 500 mln lekë për të rrugë e cila është amortizuar brenda tre viteve përgjegjësia mbetet jetime.

Fondi për këtë rrugë u dha nga BERZH që ja besoi fondit Shqiptar të zhvillimit.Fondi i dhënë kap vlerën 500 mln lekë dhe qëllimi ishte rikonstruksioni dhe asfaltimi i këtij aksi me qellim zhvillimin e turizmit në parkun kombëtar të Qafshtamës i njohur prej afro një shekulli për vetitë kurative të tij kundër turbekulozit, ajrin e freskët, ujin e mrekullueshëm dhe pyjet e halisura që në këtë vend përreth parkut janë ruajtur e mbrojtur nga masakra nga vete banoret e zonës. Po ashtu kjo rrugë njëkohësisht do përmirësonte edhe jetesën e banorëve të 10 fshatrave të malësisë së Krujës.

Report TV pyeti Fondin Shqiptarë të Zhvillimit nëse kompania ndërtuese e kësaj rruge ka respektuar standardet e kërkuara si dhe a ka qenë pjesë e investimit edhe rehabilitimi përroit një nga kontribuuesit kryesor të gërryerjes së rrugës. Fondi Shqiptarë të Zhvillimit jep këtë përgjigje:

“Segmenti rrugor Krujë-Qafshtamë ka një gjatësi prej 18.1 km. Ky projekt është financuar në kuadrin e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Banka Europiane për Investime (BERZH dhe BEI). Kompania ndërtuese “A.N.K” shpk e cila është përzgjedhur gjatë procesit të prokurimit nga FSHZH, ka respektuar standardet e kërkuara sipas kontratës së punimeve lidhur me datë 18.12.2012 dhe projektit të zbatimit të hartuar nga “ AIC PROGETTI & SPAGERA shpk më 7.05.2012. Gjatë zbatimit të punimeve janë bërë përmirësime sipas instruksioneve të dhënë nga supervizioni “Joint Venture IRD shpk & EPTISA shpk për ato vende specifike ku është parë e arsyeshme. Përrenjtë nuk kanë qenë pjesë e rehabilitimit të kësaj rruge. Punimet kanë përfunduar më 12.08.2015 dhe objekti ka hyrë në periudhë garancie deri me 25.01.2017, datë kjo që shënon mbylljen përfundimtare të punimeve në objekt me njoftim nga kontraktori “ANK”shpk dhe mbikëqyrëse “Joint Venture IRD shpk & EPTISA shpk”


Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Përgjigjja e Fondit Shqiptarë të Zhvillimit

Megjithëse kjo rrugë deri në janar 2017 ka qenë në periudhë garancie që do të thotë se çdo dëmtim i mundshëm duhet të riparohej nga kompania ndërtuese, banorët e zonës tregojnë se edhe në këtë periudhë amortizimi ka qenë evident. Tashmë gjendja e kësaj rruge është skandaloze, ajo ka rrëshqitje të vazhdueshme, ulje të konsiderueshme të tabanit të saj si dhe rënie masivesh gurësh e dherash në të gjithë gjatësinë që përbëjnë rrezik serioz dhe tepër të madh për jetën e drejtuesve të automjeteve dhe të pasagjerëve.

“Kjo rruga siç e shikoni vetë është tërësisht skandaloze, me kanale të bllokume”

Banor i zonës

"Kjo është bërë jashtë kushteve teknike o byrazer. Firma vetëm ka vjedhur dhe ka abuzuar"

Banor i zonës

Ka raste që bien gurë nga shkëmbi. U premtua se do viheshin rrjeta dhe u vunë atje ku nuk duhej. Kjo është e rrezikshme për jetën e njerëzve. Shteti të marrë masa, të vërë dorë.

Banor i zonës

Mbrojtëset anësore në shumë vende janë po ato të para 70 viteve dhe në shumë vende ato janë vetëm 10 cm mbi nivelin e asfaltit, pasi firma ndërtese nuk ndërtojë të reja por edhe në ato vende ku ajo ka ndërtuar të reja prej guri e betoni ato janë çarë. Si pasojë e ngushtimit të rrugës dhe e rënies së masivëve të inerteve në rrugë, mjetet ndërrohen me njëri-tjetrin me shumë vështirësi në këtë rrugë.

Kompania e ujit Qafshtama ka ndërtuar një bypass, pra një rrugë të përkohshme e cila ka bërë të mundur kalimin për mjetet. Kjo është e vetmja ndërhyrje për ta bërë të kalueshme këtë rrugë pasi askush s’ka vënë dorë për riparimin e urës.

Por si do të vijojë fati kësaj rruge ku u shpenzuan 500 mln lekë? Report TV i drejtoi disa pyetje ARRSH për situatën në të cilën ndodhet sot.

“Segmenti rrugor Krujë Qafshtamë nuk administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptarë. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr 915 datë 11.11.2015 ky segment rrugor ka kaluar nën administrimin e Bashkisë Krujë”.

Përgjigjja e ARRSH

Dokumenti i ARSH

Në vendin e quajtur 3 krojet më datë 1 dhjetor 2017 u shkatërrua nga ujërat e përroit pasi ishte e ndërtuar keq. Turistët e huaj që nisën të frekuentonin Qafshtamën sapo panë gjendjen e rrugës nuk duken më. Drejtues të administratës lokale thonë jashtë kamerës se pikërisht duke parë gjendjen e keqe të punimeve të bëra në këtë rrugë Kryeministri Edi Rama refuzoi ta inauguronte.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kujdes: 02/10/2018 05:12

    e ka fajin Birisha dhe specialistet.nuk ka ci duhet shtetit te boj tendera, por te kete nje armate te madhe me mjete e punetore me rroge shteti per te hap rruge e mirmbsjt ato. por keshtu si eshte bere keto 27 vite , vec jan pasuruar disa ne kurriz te taksave te popullit. atij populli qe tallin kastravecin politileshrit e vendit. vampirave do iu vij fundi

    Përgjigju
  • Maks: 01/10/2018 19:26

    Shteti duhet ti vej nje gjob te majme sa dyfishi i vleres se punimeve qe u ben

    Përgjigju
  • Benet beci: 01/10/2018 17:54

    Drejtori i perjetshem te rroje e gezoje pa rruge skemi pas e sdo kemi e as kerkese llogarie per fondet publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë