Shembjet në rrugën Lezhë-Vau Dejës, shoferët: Askush s’ka vënë dorë, burim aksidentesh

Rruga Lezhë-Vau Dejës ka pësuar shembje të shumta si pasojë e erozionit, ndërsa ARRSH nuk ka ndërhyrë prej dy vitesh.

Rruga e vjetër Lezhë-Vau i Dejës ka degraduar duke u bërë burim për aksidente. Vetëm pak ditë parë një person mbeti i plagosur si pasojë e devijimit.

Traseja e rrugës ka pësuar shembje në disa segmente dhe qarkullimi bëhet vetem në njërin kah. Kjo situate vijon prej dy vitesh asnjë masë nuk është marrë nga Autoriteti Rrugor.

“Ka dy vjet dhe askush s’ka vënë dorë. Veç sa shembet çdo ditë. Këtu është gropë ndaj bëhet burim për aksidente.

Kjo është rrugë e gjatë lidhet me Shkodrën, mirë është të merren masa sa më shpejt”, thanë drejtuesit e mjeteve. 

Rruga Lezhë-Vau Dejës 32 km nuk është rikonstruktuar para 13 vitesh, ndërsa dëmet më të shumta i ka pësuar dy vitet e fundit si pasojë e erozioinit të tokës. ARRSH e kontaktuar nga REPORT TV tha se firma mirëmbajtjëse do të ndërhyjë menjëhere për të kryer punimet në vendet ku janë rrëshqitjet më të shumta, pranë fshatrave Raboshtë, Troshan dhe Fishtë. 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda