Ripërtëritja e hapësirave të QSUT
Rama: Sfidë, por do ia dalim

Ripërtëritja e hapësirave të QSUT<br />Rama: Sfidë, por do ia dalim
TIRANE - Ka nisur ripërtëritja e hapësirës publike përreth Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Vetë kryeminsitri Edi Rama dhe ministri i Mjedisit. Lefter Koka ishin të pranishëm për të vëzhguar nga afër procesin e ripërtëritjes së kësaj hapësire me mbjedhjen e pemëve.

Drejtoresha e QSUT-së Ogerta Manastirli tha se ky ështe hap i parë dhe shumë shpejt do të nisë rehabilitimi në ambientet e brendshme spitalore.

“Janë rreth 6 mijë pacientë, mjekë dhe vizitorë që hyjnë çdo ditë në këto ambiente. Është e rëndësishem që të sigurojmë mjedise të pastra dhe të përmirësojmë infrastrukturën mjedisore.

Ky është hapi i parë dhe shumë shpejt do të nisim me planin e rehabilitimit të brendshëm në funksion të shërbimit mjekësor”- tha drejtoresha e QSUT-së.
 
Ministri i Mjedisit Lefter Koka shprehu falenderimin për të gjithë ata që dhanë kontribut për “pyllëzimin e spitalit”- siç tha Koka.

“Ky është vetëm fillimi dhe shumë shpejt do të ketë aksione të tilla në të gjithë vendin.”- shtoi më tej ai.

Nga ana e tij Kryeministri tha se ripërtëritja e hapësira publike të Qendrës spitalore është sfidë por që do ia dalin. Ai shprehu falenderimet dhe për punën që drejtoresha Manastirli po bën në QSUT.

“Para afro 40 ditësh kishim një pazar me roba e qofte, e spitale, tani kemi një spital pa pazar e hapësirë publike që po ripërtëritet, mbillet me pemë dhe mirëmbahet. Mbjelljet do të vazhdojnë. Është angazhim që do të shtrihet dalëngadalë por  jo ngadalë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Do të kemi një hapësirë publike të standardeve euripiane. Ne nuk na tremb as volume as sfida ne do ia dalim “- tha Rama.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës