Ripopullimi i qytetit fantazmë Varosha mes Qipros Turke dhe Greke, shkakton reagime të shumta ndërkombëtare

Dikur një xhevahir në bregdetin e artë të Qipros, sot Varosha është një qytet fantazmë. E braktisur që nga pushtimi turk në 1974, tanimë ajo është kthyer edhe njëherë në qendër të politikës ndërkombëtare.

Më shumë se katër dekada më parë banorët e saj u detyruan të largoheshin për t'i shpëtuar luftës dhe që atëherë ata nuk u lejuan të ktheheshin më.

Pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila u dha atyre të drejtën për t'u kthyer, Ankara e ka mbajtur Varoshën të mbyllur, si levë në mosmarrëveshjen e Qipros.

Deklaratat e presidentit të Qipros turke Ersin Tatar dhe atij turk Rexhep Tayip Erdogan për ripopullimin e zonës dhe një pjesë prej 3.5 kilometrash katrorë e qytetit fantazmë do të kthehej nga kontrolli ushtarak në civil.

Tatar tha se grekët qipriotë që ikën mund të rimarrin pronat e tyre përmes Komisionit të Pronave të Paluajtshme (IPC). Por lëvizja provokoi një reagim të menjëhershëm nga grekët qipriotë, të cilët e shohin atë si një përpjekje për t'i bërë presion për të shitur pronat e tyre. Erdogan u thotë Qipriotëve Turqia

Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara lëshoi ​​një deklaratë në të cilën dënonte njoftimin e udhëheqësit turk dhe qipriotëve turq në 20 korrik 2021, mbi rihapjen e mëtejshme të një pjese të zonës të Varoshës.

‘Këshilli i Sigurimit shpreh keqardhjen e tij të thellë në lidhje me këto veprime të njëanshme që bien në kundërshtim me rezolutat dhe deklaratat e t mëparshme" , thuhet në deklaratën e Këshillit.

Një rezolutë e vitit 1984 e Këshillit të Sigurimit deklaron se çdo përpjekje për të vendosur në ndonjë pjesë të Varoshës persona të tjerë përveç banorëve të saj do të ishte "e papranueshme".

Rihapja e qytetit fantazmë të Qipros së okupuar ndërlikon ribashkimin e ishullit ka deklaruar edhe shefi i jashtëm i politikës së BE. Lëvizja është kundërshtuar fuqimisht nga qipriotët grekë e po ashtu edhe nga disa Qipriotë turq të cilët e kanë konsideruar atë si minë në përpjekjet për pajtimin midis dy komuniteteve. Raunde të shumta bisedimesh të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara që synojnë ribashkimin e Qipros kanë dështuar prej dekadash, me shtyrjen e fundit për një marrëveshje paqeje në korrik 2017.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet