NORVEGJI - Trajneri Gianni De Biasi dhe kombëtarja shqiptare dje kanë marrë një lajm të mirë nga Norvegjia, pasi ylli i ekipit nordik, Rise me të cilin ishte parashikuar të përballeshim më 7 qershor do të tërhiqet nga kombëtarja. John Arne Riise ka vendosur mbyllë karrierën me përfaqësuesen norvegjeze në moshën 32 vjeçare.
“Pas shumë mendimesh, kam vendosur të mos vazhdoj më me futbollin ndërkombëtar. Po shkoj drejt përfundimit të karrierës dhe jam në një moshë kur duhet ta marr një vendim përfundimtar. Tani dua ta arrij synimin tim, të luaj edhe 4-5 vjet në Evropë”, deklaroi ish futbollisti i Liverpulit dhe Romës. Trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen ka deklaruar se e respekton vendimin e futbollistit dhe e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin me kombëtaren.
Edhe presidenti i Federatës së Norvegjisë, Yngve Hallen e ka falënderuar mbrojtësin Risen për atë që ka dhënë për ekipin kombëtar të futbollit. Rise ka zhvilluar 110 ndeshje me Norvegjinë, ndërsa kishte debutuar me Islandën në vitin 2000. Rise fitoi edhe Ligën e Kampionëve me Liverpulin tetë vjet më parë. Ndërsa tani është pjesë e Fulhemit në Premier League.
Norvegjia renditet në vendin e katërt në grupin E për eliminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014. Ndërsa Shqipëria renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Islandën.
Mbrojtësi i ekipit kombëtar të futbollit Mërgim Mavraj që luan me ekipin e Furthit në kampionatin gjerman të futbollit akoma nuk e ka përcaktuar se me cilin ekip do të luajë edicionin tjetër. “Unë akoma nuk kam marrë një ofertë nga drejtuesit e ekipit për edicionin tjetër. Pavarësisht se kipi do të bjerë jnë kategori më poshtë, drejtuesit nuk më kanë ofruar asnjë kontratë.
Kam disa oferta për t’u larguar, por më parë do të konultohem me drejtuesit e ekipit” thotë Mavaraj. Në ndjekje të mbrojtësit të ekipit kombëtar janë Shalke 04 në Bundesligë, por edhe disa ekipe në Itali. Ndërsa tifozët e Furthit kanë kërkuar nga drejtuesit e ekipit që të mbajnë me cdo kusht kapitenin edhe edicionin tjetër.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com