Riselda Sejdija, Jetëson ‘Fenomenin’
e rrjeteve sociale si balet kontemporan

Riselda Sejdija, Jetëson ‘Fenomenin’<br />e rrjeteve sociale si balet kontemporan
Baleti kontemporan tashmë ka sjell forma të ndryshme në skenë, por këtë herë do të godas skenën e teatrit Kombëtar të Kosovës me një mesazh të fortë. “Fenomeni”, është pikërisht vepra me një akt e cila do të jetësohet nga koreografia Riselda Sejdija këtë të mërkurë, në bashkëpunim me studentët e Universitetit të Arteve. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Riselda rrëfen jo vetëm arsyen e zgjedhjes së këtij baleti kontemporan, por edhe mesazhin që ajo do të përcjell tek publiku.

“Fenomeni” është një shfaqje për rrjetet sociale, e cila përmes lëvizjeve të trupit flet për rrjetet sociale që kanë përfshirë mbarë globin, për një rrjet komunikimi sa të gjerë aq edhe më frekuentueshëm nga i gjithë njerëzimi. Duke iu referuar kësaj, ajo ka ndërtuar shfaqjen që mbanë titullin “Fenomeni”, premiera e së cilës do të jepet në Kosovë më 10 shtator. Koreografia dhe producentja e shfaqjes, Riselda Sejdija, shkon për herë të dytë brenda një viti me shfaqje në Kosovë. Muaj më parë në të njëjtën skenë është dhënë shfaqja “Risi Moulin”, shfaqje e cila u kritikua pozitivisht.

Riselda, një tjetër koreografi dhe libret do të marrë jetë nga ju. Pse zgjodhët pikërisht një balet modern për t’iu rikthyer skenës?

Kjo vepër e re vjen me një libret që prek kohën bashkëkohore të cilën ne po jetojmë dhe gjithashtu dhe baleti "Fenomen" ka frymën e realizmit të kohës që ne prekim në ditët bashkëkohore. Ndryshe nga “Risi Moulin” që tregonte copëza realiteti të jetës njerëzore të çdo lloj aspekti jetësor, baleti “Fenomen” tregon jetën aktuale të varësisë njerëzore në rrjetet sociale.

Si lindi baleti modern kontemporan me një akt, “Fenomeni”?

“Fenomen” është vetë bota online, janë rrjetet sociale të cilat janë shndërruar në jetë të vërtetë për njerëzimin, janë kthyer në përdorim të plotë dhe tepër të pëlqyer për ne dhe vetë ne jemi fenomene përdorues të këtyre rrjeteve sociale.

Pas suksesit të “Risi Moulin” rrugëtoni sërish drejt Prishtinës për të promovuar shfaqjen në sezonin e ri artistik. Pse pikërisht në Prishtinë dhe jo në Tiranë?

Zgjedhja ime përsa i përket Prishtinës nuk ka ndonjë domethënie të madhe, thjesht TKK i Prishtinës zgjodhi të hapte siparin artistik të këtij sezoni me një shfaqje ndryshe. Mund të them vetëm këtë, që pas suksesit të baletit “Risi Moulin” që pati Prishtina në teatrin e saj u treguan më të shkathët përsa i përket përzgjedhjes sezonale dhe unë u tregova mëse e gatshme të promovojë një tjetër vepër të punuar me shumë dashuri.

Mos ndoshta në Prishtina ka ‘fenomene’?

Nuk ka të bëjë me çështjen, ku ka më shumë apo më pak, ne gjetëm momentin dhe bashkëpunimin e duhur në kohën dhe çastin e përshtatshëm për të goditur në shenjë. Jam shumë e bindur që Prishtina nuk do zhgënjehet kurrë nga produksionet e mia përsa i përket arritjes profesionale dhe asaj artistike.

Kur do të ndodhë fenomeni?

“Fenomeni” pritet të shfaqë premierën këtë të mërkurë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ashtu siç kam premtuar dhe më herët, ky balet kontemporan modern, do të vij me një skenografi ndryshe siç është bërë deri më sot, do vij me plot emocione dhe mori lëvizjesh kontemporane ashtu siç preket edhe vetë realiteti.

Koreografia është një botë që jo çdokush mund ta prek. Mund të bëhet një artist me më shumë talent dhe pak punë?

Përsa i përket një talenti them që talentet lindin, nuk bëhen! Artist bëhesh, por varet se deri ku arrin dhe sa të mban ky emër. Me punë, me ego dhe me forcë, arrin kudo por po nuk pate talentin prapë ngelesh një artist që punon shumë, lodhesh për të arritur majat, i arrin ato dhe brenda tij do ngelet gjithmonë zilia kur sheh se
talenti i mungon dhe se me talent mund të arrish shumë lehtë aty ku t’i do pa u stërmunduar shumë. Një vepër artistike me talent brenda nuk ka nevojë për shumë punë dhe shumë fjalë.

Kur do të vijë shfaqja "Fenomeni" për publikun shqiptar?

Nuk do të ketë shfaqje “Fenomen” në Shqipëri. Në Tiranë në sallën e Universitetin e Arteve do të vijë një tjetër produksion i ri, por tani është ende herët për ta zbuluar. Njiheni si femer që e shihni shfaqjen, ende pa u realizuar.

Do të jetë një tjetër sukses i juaji “Fenomeni”?

Padiskutim do të jetë një tjetër sukses, “Fenomeni” ashtu siç ka titullin ashtu do jetë dhe suksesi, fenomenal.

riselda sejdija

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!