Rishfaqet Armata Kombëtare
Shqiptare: Të mbrojmë trojet

Rishfaqet Armata Kombëtare <br />Shqiptare: Të mbrojmë trojet
KOSOVE - Rishfaqet Armata Kombëtare Shqiptare. Mediat në Kosovë kanë transmetuar një video të një takimi të pjesëtarëve të kësaj armate.

Situata e krijuar në Luginën e Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat të cilat diskutohen nga disa persona që e paraqesin veten si drejtues të Armatës Kombëtare Shqiptare.

Në këtë video mund të dëgjohet edhe vendimi i prerë i AKSH-së, e cila kërkon mobilizim të të gjithë pjesëtarëve që të jenë të gatshëm të mbrojnë trojet shqiptare. Ata deklarohen se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit, gjë që e bëjnë publik përmes disa fotografive.

Në pamje shfaqet një person që paraqitet si komandanti i njësitit special të AKSH “Kobra”. Pas largimit të komandantit, takimin e vazhdojnë pjesëtarët e tjerë të Armatës, të cilët flasin edhe për “plane konkrete”.

“Snajperistët janë 24 orë në vëzhgim”, dëgjohet të thuhet në këtë video. Materiale të tilla filmike janë shfaqur pothuajse sa herë ka pasur tensione në Kosovë, në Luginën e Preshevës apo Maqedoni.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar