Presidenti i zgjedhur Ilir Meta rishfaqet sërish. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit ai ka dalë shumë pak në media por mesa duket po pushon për të marrë detyrën e re si Kreu i Shtetit Shqiptar.
 
Presidenti i zgjedhur ka vendosur të tejkalojë rezultatin e 25 qershorit  dhe të pushojë e të marrë pjesë në aktitivtetin e të rinjve në Jalë.

Bëhet fjalë për kampin veror të LRI-së në Jalë që këtë vit ka mbledhur të rinj të forumeve të majta nga gjithë bota. Ky aktivitet u mbështet edhe nga FRESSH.

Sic duket edhe nga fotoja Meta ka shijuar edhe rrezet e diellit.  Së bashku me të ka qënë edhe bashkëshortja e tij dhe njëkohësisht kryetarja LSI Monika Kryemadhi.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com