BRITANI E MADHE- Është zyrtare! Liz Truss është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, e cila mundi në këtë garë Rishi Sunak. Truss arriti të fitonte garën brenda Partisë Ponservatore, duke zëvendësuar Boris Johnson. Ajo grumbulloi 81.326 vota, kundrejt 60 399 votave të marra nga kandidati tjetër konservator Sunak.
Në fjalimin e saj të fitores, Liz Truss tha se ishte nder që ishte zgjedhur në krye të konservatorëve. Ajo vlerësoi kundërshtarin e saj në këtë betejë, Rishi Sunak. Po ashtu, Truss vlerësoi qëndrimin e ish-kryeministrit Boris Johnson përballë Vladimir Putin, që ia doli të çonte deri në fund Brexit-in dhe që ia doli të mundësonte vaksinën kundër Covid.
“Jam e nderuar që zgjidhem Kryetare e Partisë Konservatore. Faleminderit për besimin tuaj tek unë për të udhëhequr dhe shërbyer për vendin tonë të madh. Unë do të ndërmarr veprime të guximshme për t’i kaluar të gjithë këto kohë të vështira, për të rritur ekonominë tonë dhe për të çliruar potencialin e Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.
Ditën e nesërme ajo do të vizitojë Mbretëreshën Elizabeth, Balmoral, ku pritet të marrë miratimin për të formuar qeverinë e saj. Megjithatë, ndonëse u shpall fituese, votat nuk kanë qenë bindëse. Që kur Partia Konservatore ndryshoi rregullat e saj të brendshme zgjedhore në 2001, asnjë lider nuk ka marrë më pak se 60%. Truss siguroi 57% të votave të anëtarëve, krahasuar me Boris Johnson që mori 66.4% të votave në 2019, David Cameron 67.6% në 2005 dhe Lain Duncan Smith 60.7% në 2001.
Truss vjen në vend të Boris Johnson. Ky i fundit dha dorëheqjen në muajin korrik pasi u dorëhoqën më shumë se 50 anëtarë të qeverisë së tij. Kryeministrja e re do të duhet të përballet me një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve.
Kush është Liz Truss?
Liz Truss e lindur në 26 korrik 1975, prej vitit 2021 mbulonte rolin e Sekretares së Shtetit për Punët e Jashtme, Cromuelthit dhe Zhvillimin. Ndërsa nga 2019-2021 ishte ministër për gruan dhe mundësisë së barabartë, anëtare e parlamentit anglez prej vitit 2010 deri në 2021. Truss është gruaja e gjashtë që do të shërbejë në këtë pozicion në Britaninë e Madhe. Ajo vazhdoi studimet për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Universitetin e Oksfordit, ku ishte aktive në politikën studentore - fillimisht për Liberal Demokratët, përpara se të kalonte te Konservatorët. Pas diplomimit, ajo punoi si kontabiliste në kompaninë e naftës dhe gazit Shell, si dhe në kompaninë e telekomunikacionit Cable & Wireless. Ajo u martua me kolegun e kontabilistit Hugh O'Leary në vitin 2000. Ata kanë dy fëmijë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss, është gjithmonë në anën e ndritur të politikës europiane dhe se Kievi priste me padurim forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve gjatë ditëve të saj në Downing Street.
“Ne e njohim mirë atë në Ukrainë. Ajo ishte gjithmonë në anën e ndritur të politikës evropiane. Unë besoj se së bashku do të jemi në gjendje të bëjmë më shumë për mbrojtjen e popullit tonë dhe dështimin e përpjekjeve destruktive të Rusisë”, tha presidenti ukrainas.
Kandidati që humbi garën për kryeministër i Britanisë së Madhe përkundrejt Liz Truss, Rishi Sunak, reagoi pas rezultatit të zgjedhjeve. Sunak jo vetëm pranoi rezultatin e zgjedhjeve, por kërkoi mbështetje për qeverisjen e kundërshtares së tij.
Në një postim në Twitter, Sunak falendëroi të gjitha ata që e votuan, ndërsa theksoi se konservatorët janë “një familje” dhe duhet të bashkohen pas lideres së re.
“Faleminderit të gjithëve që më votuan në këtë fushatë. Unë kam thënë gjatë gjithë kohës se konservatorët janë një familje. Është e drejtë që ne tani bashkohemi pas kryeministres së re, Liz Truss, ndërsa ajo drejton vendin në kohë të vështira”, shkroi Sunak.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përgëzon Truss për detrën e re si kryeministre e Britanisë së Madhe, duke thënë se ajo parashikon një marrëdhënie konstruktive.
'Urime@trussliz BE dhe Mbretëria e Bashkuar janë partnerë. Ne përballemi së bashku me shumë sfida, nga ndryshimet klimatike deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Pres një marrëdhënie konstruktive, në respekt të plotë të marrëveshjeve tona.'- shkruan Von der Leyen.
Liz Truss ka lindur në 26 korrik 1975 në Oksford. Ajo është bijë e një profesori matematike dhe një infermiereje. Truss ka mbajtur postin e sekretares për Punët e Jashtme dhe është një emër i dashur i konservatorëve, e cila ka kryesuar rregullisht sondazhet e pjesëtarëve të partisë në ëebsajtin e konservatorëve. Ajo ka kultivuar me shumë kujdes imazhin publik dhe vitin e kaluar u fotografua në një tank duke risjellë në kujtesë një imazh të famshëm të gruas së parë kryeministre Margaret Thatcher në vitin 1985.
Ajo vazhdoi studimet për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Universitetin e Oksfordit, ku ishte aktive në politikën studentore - fillimisht për Liberal Demokratët, përpara se të kalonte te Konservatorët. Fillimisht, sekretare e tregtisë ndërkombëtare, mbështetësja e Brexit u emërua vitin e kaluar si kryenegociatore e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian. Pas diplomimit, ajo punoi si kontabiliste në kompaninë e naftës dhe gazit Shell, si dhe në kompaninë e telekomunikacionit Cable & Ëireless. Ajo u martua me kolegun e kontabilistit Hugh O'Leary në vitin 2000 me të cilin kanë dy fëmijë.
Pas dorëheqjes së Boris Johnson, Liz Truss shpallet kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar