Rishi Sunak i gatshëm të marrë vendimin ‘ekstrem’ për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe
Kryeministri britanik, Rishi Sunak
Kryeministri britanik, Rishi Sunak është gati të nxjerrë Britaninë e Madhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse është e vetmja mënyrë që ai mund të ndalojë fluksin e emigrantëve të paligjshëm të cilët mbërrijnë në vend nëpërmjet gomoneve.
Sot mediat britanike raportuan se kryeministri po përgatitet për lëvizjen ekstreme pasi iu tha se rreth 65 mijë emigrantë të paligjshëm pritet të mbërrijnë me gomone këtë vit, një rritje prej më shumë se 50% krahasuar me vitin e kaluar.
Premtimi i tij vjen pasi javën e kaluar Sunak u zotua se do të zgjidhte situatën me emigrantët e paligjshme.
Në një intervistë për të bërë bilancin e 100 ditëve të tij të para në detyrë, kryeministri i tha gazetarit Piers Morgan se projekti i tij parashikonte rishikimin e kërkesave për azil brenda pak ditësh.
Sunak është i përgatitur të miratojë legjislacionin vendas për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të njeriut krijimin e së cilës e propozoi vetë Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë kjo do të sillte një përplasje të madhe mes laburistëve dhe konservatorëve të moderuar.
Rreth 30% e totalit të emigranteve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe janë shqiptarë. Mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe tashmë ka një marrëveshje për kthimin e të gjithë personave që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kërkojnë azil pasi vendi ynë konsiderohet i sigurt. Ndërsa emirgantët e tjerë të paligjshëm, do të dërgohen në Ruandë të Afrikës.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.3%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2572
Lajme të tjera
-
Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës
22 Prill, 20:19
-
Shërbimi Federal rus i sigurisë pretendon se forcat speciale britanike po operojnë në Ukrainë
11 Prill, 18:32
-
'Thesarët e botës' në Channel 4 në Angli jehonë mrekullive të Shqipërisë dhe Adriatikut
7 Prill, 16:51
-
'Nike' ndryshon kryqin në fanellën e Anglisë, kryeministri Sunak: S'duhet prekur
23 Mars, 20:14
-
Vdekja e liderit të opozitës ruse, mediat: U la disa orë në temperatura të akullta! Letra e fundit e Navalny-t 5 ditë para se të vdiste
21 Shkurt, 16:05
-
Ministri britanik takime me ligjvënësit amerikanë për rivendosjen e qeverisë së Irlandës së Veriut
6 Shkurt, 13:00
-
Sunak i tronditur për kancerin e Mbretit Charles III: I tronditur, por fatmirësisht u diagnostikua në kohë
6 Shkurt, 11:30
-
Sunak dhe Meloni bashkëpunojnë për parandalimin e emigrantëve të paligjshëm
2 Shkurt, 15:50
-
Shifra rekord! Emigracioni pritet t'i shtojë popullsisë britanike 6.1 milionë njerëz deri në vitin 2036
30 Janar, 14:10
-
Sunak i kërkon Iranit të de-përshkallëzojë tensionet pas sulmit me dron të Jordanisë
29 Janar, 13:30
-
Shefi i gjykatës evropiane: Britania duhet të respektojë çdo urdhër të Ruandës
25 Janar, 15:27
-
Mitsotakis drejtuar Britanisë: Skulpturat e Partenonit të kthehen në Athinë
25 Janar, 14:59