Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike

Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike

Pallat i shembur nga tërmeti dhe puna për rindërtimin

Vrulli i punimeve për të mbyllur procesion e rindërtimit, dhe sfida për të mbaruar edhe 1000 banesa përpara vitit të ri, ka bërë që shteti të rris shpenzimet për të këtë proces. Në aktin e fundit të qeverisë është vendosur të shtohen të ardhurat për procesin e rindërtimit me 7 miliardë lekë ose rreth 58 milionë euro më shumë vetëm për vitin aktual.

Konkretisht shpenzimet për rindërtimin këtë vit ishin parashikuar në vlerën e 28 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e fundit buxheti ka arritur në 35 miliardë lekë.

Fondi i rindërtimit përdoret për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe shkon për ndërtimin e objekteve të reja jo vetëm për banesa por edhe për shkolla, kopshte apo çerdhe. Si dhe një pjesë e fondit përdoret për rregullimin e infrastrukturës publike.

Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, deri në fund të tetorit, për procesin e rindërtimit ishin shpenzuar në total 22 miliardë lekë.

Deri në fund të nëntorit ishin dorëzuar mbi 1400 apartamente për familjet, shtëpitë e të cilave u shembën nga tërmeti, ndërsa në total Ministria e Rindërtimit ka planifikuar të ndërtojë në total 11 mijë apartamente e 4 mijë shtëpi individuale, ndërsa do të rikonstruktohen 37 mijë banesa, 168 shkolla, kopshte e çerdhe.

Nga ana tjetër sipas ministrisë së Rindërtimit janë përthithur të gjitha donacionet në vlerën e 300 milionë eurove që u dhanë nga ndërkombëtarët, e nga ana tjetër po negociohet sipas nevojave për kreditë e buta.

Në total janë shpallur 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit, janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje.

Ndërsa sa i takon pallateve Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka në proces ndërtimit 113, ndërkohë që fillon puna nga Bashkia Tiranë në lagjen e re në kombinat dhe tek 5 maji.  I gjithë procesi rindërtimit pritet të mbyllet në shtator 2022.

 

Shifrat për buxhetin 2021

Buxheti fillestar  2021         28 mld lekë

Buxheti rishikuar  2021       35 mld lekë

Diferenca                             +7 mld lekë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?