TIRANË- Parlamenti votoi aktin normative numër dy të propozuar nga ministria e financave pasi rritja ekonomike e vitit 2019 ka rezultuar më e ulët se parashikimi.
Ministrja e financave, Anila Denaj gjatë seancës parlamentare në Kuvend tha se rritja e ulët ekonomike është shënuar në dy- tre mujorët e parë të vitit dhe shtoi se sektorët kryesorë që ndikuan në këtë performancë të dobët ishin dy.
"Performancë të ulët kanë shënuar sektori i energjisë elektrike dhe atij të “argëtim dhe shlodhje” ku bëjnë pjesë “lojrat e fatit”, të dyja me një efekt minus 1.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Ky ritëm më i ulët i rritjes ekonomike se sa ai i parashikuar për këtë vit ka rritur edhe përgjegjshmërinë për të parë ritmin e rritjes së këtij viti, duke e korrigjuar atë në 3.4% në përfundim të këtij viti. Sigurisht kjo do të sjellë një efekt negativ edhe në nivelin e të ardhurave ndaj parashikimit", tha Denaj.
Sipas Ministres se financave qeveria tregoi përgjegjshmëri për ta korrigjuar rritjen e ulët ekonomike, teksa zbuloi synimet që pritet të përmbushe ky akt normativ.
"Për t'u rikthyer në diskutimin e Aktit Normativ Nr. 2, arsyet kryesore të nevojës së këtij akti; Garantimi i financimit të fondit rezervë të buxhetit të shtetit, pas tërmetit të datës 21.09.2019. Kompensimi i disa zërave të shpenzimeve buxhetore, të prekura në 2019 për efekt të financimit të Paktit për Universitetin; Disa ndër synimet kryesore të këtij Akti Normativ janë: Sistemime dhe/ose rialokime të tjera pa kosto shtesë efektive mes zërave të shpenzimeve buxhetore, por të cilat ndikojnë ndjeshëm në rritjen e performancës së pritshme të realizimit të treguesve në fund të vitit 2019. Konkretisht: Sigurojnë financimin për disa zëra sensitivë të shpenzimeve korente, si fondi rezervë, skema e fermerëve, skema e PAK, arsimi i lartë, rendi, mbrojtja", u shpreh ajo.
Sipas Bankës botërore me zbutjen e efektit shock të prodhimit të energjisë elektrike, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të përmirësohet, në rreth 3,5 përqind në dy vitet e ardhshme. Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar, në këtë pikë është më optimist duke parashikuar një PBB prej 4 përqindësh për periudhën 2020-2024. Ky akt normativ u votua me 83 vota pro, 22 kundër, 2 abstenim dhe 1 pa votuar.
Votimi në parlament
Fjala e plotë e ministres Anila Denaj
Performancë të ulët kanë shënuar sektori i energjisë elektrike dhe atij të “argëtim dhe shlodhje” ku bëjnë pjesë “lojrat e fatit”, të dyja me një efekt minus 1.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Ky ritëm më i ulët i rritjes ekonomike se sa ai i parashikuar për këtë vit ka rritur edhe përgjegjshmërinë për të parë ritmin e rritjes së këtij viti, duke e korrigjuar atë në 3.4% në përfundim të këtij viti. Sigurisht kjo do të sjellë një efekt negativ edhe në nivelin e të ardhurave ndaj parashikimit.
Treguesit kryesorë të ekonomisë gjatë tremujorit të dytë dëshmojnë bazat e forta:
- ulje tё mëtejshme tё shkallës së papunësisë nën nivelin prej 12%, niveli më i ulët i regjistruar gjatë dy dekadave e fundit. Punësimi u rrit me 3.3%,
-Kreditё me probleme (NPL) kanë vijuar të ulen, tashmë deri nё nivelin rreth 11%, nga 24% që u akumuluan rreth dy vite më parë.
- për vitin 2019, ku pritshmëria e deficitit buxhetor mbetet nën 2% nga 5% të PBB-së në vitin 2013. Në vitet e fundit borxhi publik neto është reduktuar nga niveli më i lartë prej 71.9% të PBB i regjistruar në vitin 2015 në rreth 64% i pritshëm për vitin 2019.
Rritja prej 10% e Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e parë dhe me pothuajse 20% në tremujorin e dytë,
- Të ardhurat totale të mbledhura për 9 (nëntë) mujorin e vitit 2019 u realizuan në masën 301.3 miliardë lekë, 3.7% ose 10.8 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar,
- Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u realizuan në vlerën 120.8 miliardë lekë, 2.5% më shumë se 9 mujori i vitit 2018,
- Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u realizuan në vlerën 180.5 miliardë lekë, ose 4.6% më shumë se 9 mujori i vitit 2018
- Rimbursimi i TVSH-se është rritur +40% krahasuar me vitin 2018, ose +4.2 miliard lekë.
- Të ardhurat e mbledhura nga DPT për Kontributet u realizuan në masën 70 miliardë lekë, 5.8% ose 3.8 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2018.
Në 9-Muaj të vitit 2019:
· Shpenzimet korente rezultuan në rreth 304.3 miliardë LEK ose 71 përqind e planit vjetor, ose me një rritje prej rreth 8.1% kundrejt 2018;
Defiçiti i përgjithshëm për nëntë muajt e parë të vitit 2019 rezultoi në nivelin 2.3 miliardë LEK.
Për tu rikthyer në diskutimin e Aktit Normativ Nr. 2, arsyet kryesore të nevojës së këtij akti;
- Garantimi i financimit të fondit rezervë të buxhetit të shtetit, pas tërmetit të datës 21.09.2019.
- Kompensimi i disa zërave të shpenzimeve buxhetore, të prekura në 2019 për efekt të financimit të Paktit për Universitetin;
Disa ndër synimet kryesore të këtij Akti Normativ janë:
2. Sistemime dhe/ose rialokime të tjera pa kosto shtesë efektive mes zërave të shpenzimeve buxhetore, por të cilat ndikojnë ndjeshëm në rritjen e performancës së pritshme të realizimit të treguesve në fund të vitit 2019.
Konkretisht:
a) Sigurojnë financimin për disa zëra sensitivë të shpenzimeve korente, si fondi rezervë, skema e fermerëve, skema e PAK, arsimi i lartë, rendi, mbrojtja, etj, dhe konkretisht disa prej tyre:
- Ministria e Brendshme: 450 mln leke për orët jashtë orarit për efektivët e Policisë së Shtetit dhe ushqim & orë pune Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë/Kursantet,
- Ministria e Mbrojtjes: 120 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemeve IT;
- Ministria e Shëndetësisë: 300 mln lekë për Skemën e Personave me Aftësi të Kufizuar - PAK,
- Ministria e Arsimit: 300 mln lekë për Arsimin Bazë,
- Ministria e Bujqësisë: 200 mln lekë për Skemën e Fermerëve, për kompensimin e çmimit të qumështit.
b) ky Akt Normativ garanton specifikisht, ndër të tjera, sa vijon:
- MIE: 1 miliardë lekë financim i huaj për të mundësuar avancimin e punimeve në By-Pass Fier dhe përfundimin e një krahu të rrugës; dhe 370 milionë lekë shpronësimet në objektet e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- FSHZH: 800 milionë lekë për avancimin e projekteve kryesore;
- Ministria e Kulturës: 200 milionë lekë për shtimin e ritmit të punimeve për rikonstruksionin dhe pajisjet e godinës së TKOB;
- Ministria e Bujqësisë: 200 milionë lekë për vazhdimin e financimit të projekteve me fokus mbrojtjen e argjinaturave lumore, dhe sistemin e kanaleve ujitëse;
- Ministria e Financave: 125 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për “Polin e Drejtësisë”;
- Ministria e Shëndetësisë: 90 milionë lekë “Rikonstruksioni i godinës së Maternitetit të Vjetër”.
- Bashkia Tiranë: 1 miliardë lekë për avancimin e punimeve për projektin e “Bulevardit Verior dhe Rehabilitimit të Lumit të Tiranës”.
3. Reflektimi i rritjes së tavanit të shpenzimeve për njësitë vendore
Përmes këtij akti normativ në nivel vendor është siguruar një rritje e të ardhurave nga taksat lokale me rreth 3 miliard lekë, rritje në të ardhurat vendore është relizuar me argumentimin si më poshtë: Gjithashtu, rritja e të ardhurave të njësive të vetëqeverisjes vendore do të reflektohet në rritjen e shpenzimeve me rreth 4 miliard lekë.
4. Akomodimin e nevojave të reja të funksionimit të institucioneve të sistemit të drejtësisë (Vettingu-t), si nga pikëpamja e shpenzimeve ashtu edhe e numrit të punonjësve.
Ky Akt Normativ alokoi burimet e nevojshme shtesë, njerëzore dhe financiare, për disa institucione të reja të Vetting-ut, dhe konkretisht:
· SPAK/Byro Hetimi – Kemi akomoduar organikën e re prej 100 punonjesish shtesë, me një buxhet total prej 66 milion lekë, për periudhën tetor-dhjetor 2019.
· Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) – Kemi akomoduar organikën e re prej 40 punonjësish, me një buxhet prej 10 milion lekë, për periudhën tetor-dhjetor 2019.