Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar

Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar

Ministrja Anila Denaj, sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për buxhetin

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantoi sot (13 Nëntor) para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, projektbuxhetin e vitit 2025 për sektorin e bujqësisë.

Në fjalën e saj, ministrja bëri një përshkrim, ku theksoi se zhvillimi ekonomik në sektorin e bujqësisë është tashmë një fakt dhe trend i pakthyeshëm, duke e demonstruar edhe me anë të shifrave përkatëse.

Denaj u shpreh se ka rritje të sipërfaqes së serave me 70% më shumë, të eksporteve me 2,6 herë dhe dyfishim të sipërfaqes ujitëse të rehabilituara.

Duke iu referuar projektbuxhetit të vitit 2025, shpjegoi se peshën më të madhe në buxhet e zë zëri i investimeve me 20%, infrastruktura e ujitjes dhe kullimit, si dhe mbrojtja nga përmbytjet. Ky zë është rritur me 18% nga viti në vit, edhe pse sipas saj, “mbetet ende një nevojë e domosdoshme për fokus në investime, për shkak të kushteve klimatike dhe terrenit shqiptar”.

Një ndër aspektet kryesore që theksoi ministrja Denaj ishte efektshmëria e Skemës Kombëtare ndër vite, ku fokusin, sipas saj, do e ketë “bashkimi i operatorëve”.

“Problemi i hasur në të gjitha tryezat dhe protestat e fermerëve përgjatë këtij viti ka orientuar nevojën për forcën juridike të transaksionit nëpërmjet asaj që quhet kontratë. Kemi menduar të shkojmë drejt një organizimi edhe më të gjerë se kontrata dypalëshe, në orientim të ndërthurjes së bashkimit të operatorëve si në nivel horizontal – fermerët, ashtu edhe në atë vertikal – grumbulluesit, eksportuesit, hotelierët, që ndryshe quhet ‘Contract Farming’”, tha Denaj.

Ministrja shtoi se “jemi në pritje të një propozimi juridik dhe të ndërthurjes së kësaj skeme, me skemën e subvencioneve nga FAO”.

“Brenda vitit, të dy elementët do të jenë pjesë e analizës për skemën e re, duke synuar që bashkimi i operatorëve, formalizimi i transaksioneve dhe siguria ushqimore të jenë tre kriteret bazë që synon skema, ku përfshirja e fermerëve dhe sektorëve bujqësorë të vijë natyrshëm në funksion të tyre”, tha Denaj.

Në planin e ministrisë për vitin e ardhshëm është edhe zhvillimi ekonomik që ka sot ekonomia bujqësore shqiptare, nxitja e konkurrueshmërisë nëpërmjet fokusit te produktet e tregtueshme dhe me vlerë, cilësinë e produkteve, rritjen e masës ekonomike për të ulur kostot, si dhe nxitjen e mekanizimit dhe inovacionit.

Në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2025, Denaj theksoi se ky buxhet parashikohet të arrijë në 15 miliardë lekë, me një rritje prej afërsisht 4% krahasuar me buxhetin e vitit 2024.

“Ky fond i shtuar synon të mbështesë dhe forcojë financimin e politikave kyçe si zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, garantimi i sigurisë ushqimore, zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të peshkimit dhe i ekonomisë blu, si dhe përmirësimi i kapaciteteve administrative dhe institucionale, bashkëpunimi i aktorëve, inovacioni dhe digjitalizimi”, u shpreh drejtuesja e dikasterit të Bujqësisë. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj