Rishikohet për të tretën herë brenda vitit buxheti! Ulen pritshmëritë për të ardhurat, dyfishohet deficiti buxhetor

TIRANË- Ulje e të ardhurave në mënyrë drastike, rritje e deficitit, e borxhit dhe më pak pritshmëri për zërat buxhetor janë këto pasojat e menjëhershme që po lë pas pandemia COVID-19.

Ministria e Financave ka rishikuar për herë të tretë buxhetin e shtetit. Pritshëmritë e ekspertëve të ministrisë janë që këtë vit të mblidhen vetëm 446.5 miliardë lekë, mbi 43 miliardë lekë më pak se në aktin e parë normativ në muajin mars ku pritshmëritë për realizimin e të ardhurave ishin 489.6 miliardë lekë.

Që nga buxheti fillestar i miratuar më 18 dhjetor 2019, e deri në rishikimin e fundit pritshmëritë për të ardhurat janë reduktuar me 63.1 miliardë lekë. Nëse në vitin 2019 prisnim që të mblidhnin 509.6 miliardë lekë, tashmë jemi në një nivel tepër të ulët.

Por situata e krijuar me pandeminë ka rritur nevojën për shpenzime, për këtë arsye në aktin e tretë janë rritur shpenzimet me 21.1 miliardë lekë.

Tashmë si alternativë për të përballuar situatën e krijuar shteti ka dyfishuar deficitin buxhetor, nga 3.7% që ishte me rishikimin në muajin mars tashmë është 8.4%. deficiti buxhetor me këtë rishikim është në vlerën e 132.9 miliardë lekëve nga 68.6 miliardë që ishte dhe pritet të financohet  nga burime të brendshme 49.9 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër do të shlyhet me huamarrje të huaja.

Referuar këtij akti të ri normativ thuhet se borxhi publik për këtë vit mund të arrijë në 10.3 miliardë euro por pa përfshirë efektet e kursit të këmbimit.  Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar do të arrij në mbi 75%, dhe sipas Konfindustrisë Shqiptare do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB, qeveria ka dyfishuar edhe deficitin buxhetor.

 

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 06/07/2020 10:28

    O qeveria jone e dashur! Mjaft me tolerance ndaj bizneseve...! Njerezit e thjeshte nuk kane para per buke dhe ilace. Shumica e bizneseve nuk po leshon asnje kupon tatimor. Nuk mund te rishikohet buxheti ne kurriz te shqitareve per te favorizuar hajdutet-inspektore te tatimeve apo te perkedhelurve te partise. A thua di gje i madhi???!!!! Se di ai se po ta dinte do u rriste komisionet ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale