Rishikohet rritja ekonomike e vitit 2019, nga 3.5% zbret në 2.7%. Financat: Shkak tërmeti 26 nëntorit (VIDEO)

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka rishikuar zyrtarisht pritshmërinë për rritjen ekonomike të vitit 2019, duke e ulur parashikimin nga 3.5% në 2.7%. Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ecuria ekonomike u ngadalësua pasi shumë biznese u dëmtuan si dhe konsumi u ul ndjeshëm, duke qenë se nga lëkundjet u prekën disa qytete përfshirë edhe kryeqytetin që është edhe qendra e zhvillimeve ekonomike.

Përpos këtyre komponentëve pas tërmetit u shtuan ndjeshëm edhe shpenzimet për të përballuar emergjencën e pas tërmetit. Edhe pse të dhënat përfundimtare për të ardhurat e vitit të kaluar ende nuk janë publikuar, referuar të dhënave të kuadrit makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2021-2023, viti që lamë pas do të mbyllet me një rritje ekonomike 2.7%.

“Duke marrë në konsideratë performancën e nëntë muajve të vitit 2019 dhe pritshmëritë për tremujorin e katërt 2019, i cili pritet të pasqyrojë edhe efektet e tërmetit që goditi Shqipërinë në muajin nëntor të këtij viti, rritja ekonomike për të gjithë vitin 2019 pritet të jetë rreth 2.7%”, thuhet në vendimin e miratimit të kuadrit makroekonomik.

Rishikimi i rritjes ekonomike ishte i pritshëm dhe u paralajmërua edhe nga ministrja e Financave Anila Denaj në Forumin Ekonomik të Tiranës.

Ndërkohë në 9 muaj të vitit që lamë pas rritja ekonomike ishte në nivelin e 2.95% duke rënë me më shumë se 1 pikë në raport me 2018. Kjo rënie erdhi si pasojë e mungesës së energjisë elektrike që çoi në rritje të importit, përfundimi i investimit TAP si dhe mungesa e të ardhurave nga lojërat e fatit. Po ashtu në vitin e kaluar u rishikua 2 herë buxheti fillimisht për tërmetin e 21 shtatorit dhe më pas për shpërblimin e pensionistëve. Ndërsa për vitin 2020 parashikimi është që rritja ekonomike të arrij në 4.1%, e ndihmuar më së shumti nga rritja konsumi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja