TIRANË, 26 Nëntor/ATSH/.- Këshilli i Ministrave vendosi sot të bëjë rishpërndarje të fondeve buxhetore 2014, për programet arsimore, sipas propozimit të ministrit të Arsimit dhe Sportit.
Sipas vendimit, në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, bëhet rishpërndarja e fondeve ndërmjet programeve, si më poshtë vijon:
a) Në programin buxhetor 09120 "Arsimi bazë", shpenzime kapitale, shtohet fondi prej 149 milion lekësh.
b) Në programin buxhetor 09230 "Arsimi i mesëm i përgjithshëm", shpenzime kapitale, zbritet fondi prej 115 milion lekësh.
c) Në programin buxhetor 09240 "Arsimi i mesëm profesional", shpenzime kapitale, zbritet fondi prej 27 milion lekësh.
ç) Në programin buxhetor 01110 "Planifikim menaxhimi", shpenzime kapitale, zbritet fondi prej 4. 9 milion lekësh.
d) Në programin buxhetor 08140 "Programi për sportin", shpenzime kapitale, zbritet fondi prej 2 milionë lekësh. /a.s//a.ke/









