Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: Vetëm 28.5% nuk duan asnjë masë sigurie për Berishën, mbi 43% e duan nën arrest shtëpie

Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: Vetëm 28.5% nuk duan asnjë masë sigurie për Berishën, mbi 43% e duan nën arrest shtëpie

Sali Berisha

Pas debatit të ethshëm politik që shpërtheu prej vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për detyrim paraqitje të Berishës në SPAK, JAVANEËS angazhoi specialistin e sondazheve Eduard Zaloshnja, për të zbuluar se çfarë mendojnë shqiptarët e thjeshtë rreth kësaj çështje.

Pyetja kryesore në sondazhin e tij (të zhvilluar gjatë fundjavës duke e shpërndarë pyetësorin me SMS krejt të rastësishme në të gjithë vendin) ishte: “Çfarë mase sigurie mendoni se do të ishte më e përshtatshmja për Berishën?”.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin prej 1147 të anketuarish në shkallë kombëtare rezultoi plus/minus 3.1%.

Vetëm 28.5% e të anketuarve nuk duan asnjë masë sigurie për Berishën, ndërkohë që plot 43.1% duan arrest shtëpie për të. Ndërkohë vetëm 28.4% e të anketuarve janë dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës në SPAK.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit

Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit