Që në kohë më të lashta njerëzit kanë bërë përpjekje, që të zbulojnë një eliksir për jetëgjatësi dhe rini të përhershme.
Studiuesit pretendojnë se janë një hap afër, për gjetjen e një eliksiri të tillë.
Sipas studimeve të bëra së fundmi nga universiteti mjeksisë në Yale, hormoni i njohur si FGF21, mbron sistemin e imunitar nga plakja.
Nga studimet e bëra është gjetur një hormon që prodhohet nga gjëndra”timus”, i cili mund të zgjasë jetën deri në 40 % më shumë.
Me anë të këtij hormoni, pretendohet që në të ardhmen të parandalohet plakja, obeziteti, si dhe sëmundjet tjera si kanceri dhe diabeti i tipit dy.
Kur funksionon normal, gjëndra timus, prodhon qeliza “T” për sistemin e imunitetit, por me plakjen gjëndra trashet dhe e humbë efektin në krijimin e qelizave vitale.
Humbja e qelizave të reja “T” në trup, rritë mundësinë e shtimit të qelizave kancerogjene në moshë më të thyer.
Në eksperimentet e bëra me minj, të cilëve iu është injektuar hormoni FGF21, janë arritur rezultate të shkëlqyera duke i bërë studiuesit entuziastë se mund të kenë arritur të gjejnë eliksirin e kërkuar prej shekujsh.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com