Risia, Alpha Bank hedh në treg kredinë
e re konsumatore “Alpha Realizo”

Risia, Alpha Bank hedh në treg kredinë<br />e re konsumatore “Alpha Realizo”
TIRANE - Alpha Bank Albania sh.a me anë të një njoftimi për mediat, ka lajmëruar hedhjen në treg të produktit të saj më të ri “Alpha Realizo”, e cila është një kredi konsumatore e pasiguruar që i mundëson klientëve ekzistues dhe të rinj të Bankës realizimin e dëshirave dhe nevojave të tyre.
 
Kjo kredi ofron këste mujore të përballueshme, afat ripagimi deri në 7 vjet dhe shumë maksimale deri në 7 mijë Euro ekuivalent në Lek, ndërkohë që proçedurat e aplikimit janë mjaft të thjeshta.
 
Brunilda Isaj, Anëtare e Drejtorise Ekzekutive dhe Drejtore e Biznesit Bankar me Pakicë pranë Alpha Bank ka deklaruar se, “banka jonë ka qenë gjithmonë prezente në treg me oferta dhe produkte të shumta të cilat synojnë përmirësimin e jetës së konsumatorit. Gama e gjerë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara përfshin produkte investimi dhe depozitash, kredi, karta krediti, ëeb banking, etj. Qëllimi ynë kur krijuam kredinë Alpha Realizo ishte që të mund ti ofronim çdo klienti që viziton deget tona, një produkt te përshtatshem për ta. Kushte akoma më të mira ofrohen për të gjithë anëtaret e paketes Alpha Paga. Për më tepër kjo kredi aprovohet brënda 24 orëve duke i ofruar kështu klientit zgjidhje të shpejtë dhe profesionale. Do të doja të inkurajoja të gjithë klientët të na kontaktojnë dhe të na vizitojnë në degët tona për më shumë detaje.”
 
Grupi Alpha Bank është një grup financiar ndërkombetar. Ai operon prej 135 vitesh në Greqi me një prezencë te rëndësishme në vendet e Evropës Juglindore. Strategjia që ka udhëhequr Bankën në gjithë këto vite ka qënë ajo e ndërtimit të një marrëdhënie solide me klientët e saj.
 
Alpha Bank Albania sh.a është filial i Grupit Alpha Bank dhe është prezente në Shqiperi për më shumë se 15 vite me një rrjet prej 42 degësh. Banka është e angazhuar për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm në kohë dhe njihet për standardet e larta të qeverisjes korporative, përgjegjësine sociale, mbrojtjen e mjedisit dhe një staf tejet të kualifikuar, vlerat dhe tradita e Alpha Bank shprehen qartë edhe në sloganin e bankës ‘’ Gjithmonë të sigurt, gjithmonë bashkë’’
 
Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës