Risia e Report Tv/ Kuti pas kutie, krahasime, projeksione dhe përllogaritje mandatesh ende pa përfunduar numërimi përmes teknologjisë moderne

Risia e Report Tv/ Kuti pas kutie, krahasime, projeksione dhe përllogaritje mandatesh ende pa përfunduar numërimi përmes teknologjisë moderne

GJatë transmetimit në Report Tv

TIRANË- Report Tv vjen me një risi shumë të rëndësishme në këto zgjedhje për publikun shqiptar, një shërbim që vjen për herë të parë në Shqipëri. Report Tv vjen me një risi shumë të rëndësishme në këto zgjedhje për publikun shqiptar, një shërbim që vjen për herë të parë në Shqipëri. Bazuar në rezultatet që sjell sjell Report TV kur janë numëruar rreth 60% e qendrave të votimit, PS shkon deri në 75 mandate duke u rritur nga zgjedhjet e kaluara.

 Një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluar ka pësuar PD e cila merr më shumë mandate se në 2017. LSI ka pësuar një rënie drastike ku sipas projeksionit nuk merr më shumë se 5 mandate, nga 19 në 2017. Surpriza është e partisë së Tom Doshit, që në këto zgjedhjeve sipas projeksioneve të Report Tv merr 2 mandate nga 1 që ka pasur.

Sistemi i cili është me 'touchscreen' duke bërë projeksione inteligjente në bazë të votave që forcat politike kanë marrë, krahasimin me zgjedhjet e kaluara, trendin në këto zgjedhje duke e vënë në kontekstin e historikut të zgjedhjeve të kaluara dhe pastaj bën në mënyrë përfekte një përllogaritje edhe të mandateve që partitë mund të marrin ende pa mbaruar procesi i numërimit.

Në sistem ndër të tjera tregohen edhe përqindja e rënies apo ngritjes së forcave politike dhe duke pasur parasysh këtë trend në qendrat e numërimit tashmë të mbaruara, bën projeksionin se ç'pritet të ndodhë me qendrat e tjera ende të panumëruara votat.

Ky sistem kaq interesant për proceset zgjedhore është përdorur nga media prestigjioze amerikane CNN në procese zgjedhore më të rëndësishme në SHBA. Report Tv e ka sjellë këtë risi interesante në këto zgjedhje parlamentare kaq të rëndësishme për vendin.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025