"Call me WhatsApp". Së shpejti telefonata përmes Whatapp do të jetë e mundur. App shërbim VoIP blerë nga Facebook për 19 miliardë do të vijë në sistemin operativ iOS i Apple, që është në iPhone brenda disa javësh. 

Lajmi është dhënë nga Brian Acton duke folur në all'F8, në konferencën e mbajtur në San Francisko. Acton tha gjithashtu se aktualisht nuk ka plane për zhvillimin e chatit të Whatsapp siç bëri me chatin tjetër në pronësi të Facebook, Messenger.

Acton shpjegoi se ekipi i Whatsapp ka shpenzuar vitin e kaluar një shumë të madhe parash për të përsosur shërbimin VoIP për ta bërë edhe atë të disponueshëm për telefonat me sistem operimi Android.

Siç duket lidhja ndërmjet përdoruesve në mbarë botën tashmë do jenë edhe me shërbimin "Call me WhatsApp".


Redakisa Online
(f.i/Shqiptarja.com)