Risitë në mjekësi mbledhin
në Tiranë mjekët e rajonit

Risitë në mjekësi mbledhin<br />në Tiranë mjekët e rajonit
TIRANE - Mjekë shqiptarë nga vende të ndryshme të rajonit mblidhen në Tiranë për të këmbyer eksperiencën e tyre rreth zhvillimeve më të fundit të shkencës në mjekësi.

Të ardhur nga Italia, Maqedonia, Kosova, u mblodhën tri ditë në Tiranë, fillimisht në sallën "Liria" të Qytetit Studenti e më pas në auditorin e Spitalit Obstetrik- Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldina”, në takimin e 8-të i Institutit të Alb-Shkencës në fushën e mjekësisë. Qëllimi i konferencës, sipas drejtuesit Altin Stafa, i cili jeton dhe punon si mjek neuroradiolog në Itali, është zhvillimi i mjekësisë shqiptare.

Në këtë konferencë, në ditën e tretë,  ishin të ftuar mjekë të njohur si gjinekologu i njohur Prof. Dr. Shkëlqim Balili; doktori i estetikës mjekësore Aurel Mengri, mjek në spitalin e Torinos; drejtoresha e repartit për transfuzionin e gjakut në Kosovë, Bukurie Zhubi; mjeku neuro-radiolog Altin Stafa nga spitali i Bolonjës dhe doktoresha gjinekologe në Maqedoni Denisa Sulejmani.

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili u shpreh për rëndësinë e këtij aktiviteti në fushën e mjekësisë, sidomos për mjekët e rinj. Drejtoresha e tranfuzionit të gjakut në Kosovë, Bukurie Zhubi, tha se ky aktivitet ka një rëndësi edhe për të sjellë një mesazh për tranfuzionin e gjakut.

Në këtë konferencë u fol për disiplina të ndryshme të fushës së mjekësisë. Kështu, Aurel Mengri, doktor i estetikës, ndau eksperiencën e punës për metodat e botox-it në Itali, me mjekët shqiptarë.

Kjo konferencë kishte një dimension mbarëkombëtar dhe multidisiplinor. Takimet e Institutit të Alb-Shkencës filluan dje dhe do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme në kryeqytet.

Sesione të tilla si ky i mjekësisë do të zhvillohen edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës me tema të ndryshme. Drejtuesi i aktivitetit, Altin Stafa, tha se gjatë tre ditëve do të bëheshin gjithsej 9 sesione me tema të ndryshme.

Instituti i Alb-Shkencës, edhe gjatë muajve të ardhshëm, në bashkëpunim me Unniversitetin e Mjekësisë, do të zhvillojë aktivitete të tjera specifike si në shkëmbimin e eksperiencave, ashtu edhe në mësimdhënie.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur