Ristani: Kreu i PD në Peqin rrihet
barbarisht nga deputeti i PDIU-së

Ristani: Kreu i PD në Peqin rrihet<br />barbarisht nga deputeti i PDIU-së
​Partia Demokratike denoncoi këtë mbrëmje se kreu i degës së PD-së në Pajovë të Peqinit Diell Çela është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU-së në Elbasan Aqif Rakipi dhe i vëllai i tij.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 në një lokal të qytetit.

Deklarata e plotë e Arben Ristanit.
Dal në këtë orë të vonë për të komunikuar me ju, për një ngjarje të rëndë të ndodhur sot në Pajovë të Peqinit, rreth orës 18.00, brenda në një lokal, ku kryetari i degës tonë në këtë qytet, Diell Çela, është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij.

Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë ngjarje, si një sulm të pastër politik ndaj përfaqësuesit tonë.
Ngjarja vjen në kuadrin e një kriminaliteti në rritje brenda mazhorancës qeverisëse, dhe pason goditjen me armë dy ditë më parë në Ersekë të anëtarit të PD nga kryetari i PS atje.

Dhuna barbare e ushtruar ndaj kryetarit demokrat të Peqinit nga deputeti i mazhorancës është shprehje e inkriminimit dhe lehtësisë më të cilin banditët e veshur me pushtet, godasin e rrahin qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë procedim të shpejtë dhe hetim serioz e të plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Partia Demokratike ka njoftuar dhe ka informuar ambadasat dhe partnerët ndërkombëtarë për këtë rast skandaloz dhune.

Ne duam të sigurojmë çdo qytetar, se Partia Demokratike dhe njerëzit e saj as nuk frikësohen e as nuk ndalen në betejën për të pastruar politikën dhe shoqërinë nga krimi.
Do të jemi në krye të kësaj beteje çdo ditë, dhe do ta fitojmë këtë betejë bashkë me qytetarët.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
​ 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot