TIRANË, 4 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani denoncoi sot emërimin në krye të OSHEE, të Ardian Çelës, që aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për 8 tendera që ka zhvilluar, ku dëmi i shkaktuar shtetit është 1.3 milionë dollarë
"Edi Rama e plotësoi ciklin e inkriminimit të OSHEE-së, duke caktuar në krye të operatorit të energjisë një person që është nën hetim për korrupsion nga prokuroria e Durrësit", tha Ristani.
Sipas Sekretarit të Përgjithashëm të PD, "Çela është paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në qershorin e vitit të kaluar, pas shkeljeve që ky institucion gjeti në tenderat që ai kishte zhvilluar në Bashkinë e Durrësit, si kryetar komisioni".
Rama: Akuzat e PD-së, sajesë
Kryeministri Rama reagoi pas akuzave të PD-së ndaj kreut të ri të OSHEE.
"Të vendosesh në krye të OSSHE sot një individ nën akuzë penale është e pajustifikueshme po ta sajosh këtë për luftë politike çfarë është?", shkruan Rama në rrjetin social "Facebook"./a.g/
/Shqiptarja.com