Deputeti i PD Arben Ristani i ka quajtur deklaratat e bëra nga kryeministri Rama me përfaqësuesit e administratës publike si fyese. Sipas tij, Rama, gjatë pasdites së djeshme ka ofenduar një pjesë të mirë të punonjësve.
“Ofendoi një pjesë të mirë të atyre punonjësve që megjithëse u mashtruan, tradhëtuan dhe u braktisën për 3 vjet nga Edi Rama, vazhduan pa e ndalur punën e tyre.
Në fakt në mendësinë e Edi Ramës për shtetin, punonjësi i administratës s’duhet të jetë specialist i zoti e me përvojë, as njeri që punon shumë”, ka deklaruar deputeti i PD, Ristani.
Më tej ai ka vijuar me akuza të forta duke thënë se sipas Ramës, nëse nuk ke trafikuar femra, nuk je marrë me prostitucion, me trafik droge, nuk je dënuar për korrupsion, falsifikim dokumentesh, kërcënime, rrëmbim fëmijesh, atëherë ti nuk je i aftë për të punuar në administratë.
“Në fund të fundit çdo drejtues mundohet të implementojë modelin e tij. Këtë bën çdo ditë edhe piktori i dështuar që është sot kryeministër dhe do të mbetet në histori për modelin e tij të krimit, drogës dhe korrupsionit”, ka mbyllur deklaratën e tij deputeti i i PD, Ristani.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com