Ristani sekretar i Përgjithshëm
i PD, Basha shkel statutin

Ristani sekretar i Përgjithshëm<br />i PD, Basha shkel statutin
TIRANË  - Arben Ristani është zgjedhur tashmë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, duke zëvendësuar kështu Ridvan Boden, i cili e ka mbajtur këtë post që nga viti 1997 deri më tani. Me votim të fshehtë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i ka dhënë Arben Ristanit 101 vota, duke lenë kështu pas dy kandidatët e tjerë; konkretisht Enkelejd Alibeajn, i cili mori vetëm 85 vota; dhe Eduard Salamin, i cili mblodhi vetëm 76 vota.
 
Në votim nga 279 anëtarë që numëron Këshilli morën pjesë vetëm 266, nga ku 3 fletë ishin të pavlefshme, ndërsa 1 fletë mungonte.
 
Më herët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkeli statutin e partisë që drejton duke hedhur në votim të hapur dhe jo të fshehtë kandidaturën e Edi Palokës dhe Edmond Spahos, pa kandidatë rivalë për votëbesim.
 
Po ashtu, Këshilli Kombëtar ka votuar edhe për 22 departamentet dhe 6 sekretaritë. Për këto poste garuan 56 kandidatë, e thënë ndryshe dy kandidatë për një post, ku sipas parimit të Bashës një garues ishte me kontribut në Partinë Demokratike, ndërsa tjetri vinte nga radhët e të rinjve.
 
Ndërkohë vijon procesi i numërimit të votave për to dhe pritet të shpallen fituesit.
 
Ky proces në Partinë Demokratike u zhvillua për herë të parë qysh nga zgjedhjet e 2005. Ajo çka bie në sy është se figurat historike të kësaj partie kanë mbetur jashtë forumeve kryesore.
 
Për shembull, Jozefina Topalli për 17 vjet rresht ka mbajtur postin e nënkryetares së PD-së, por tashmë ajo nuk është as anëtare kryesie. Po ashtu, jashtë kryesisë ka mbetur edhe Astrit Patozi, i cili ka ushtuar detyrën e nënkryetarit të PD që nga viti 2007. Ridvan Bode do të qëndrojë brenda kryesisë për shkak se është nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë, por s’ka asnjë post drejtues, ndonëse ka qenë numri 2 i Partisë Demokratike, pasi ka luajtur rolin e sekretarit të përgjithshëm në këtë parti, i zgjedhur për 4 herë radhazi.

Arben Ristani ka mbajtur edhe postin e kryetarit të KQZ-së në zgjedhjet e majit 2011, e më pas nga viti 2012-2013 ka mbajtur postin e Zv.ministrit të Brendshëm.

fitesit e pd

Basha: Në garë më të mirët, Paloka dhe Spaho nënkryetarë të PD
Para fillimit të votimeve për të zgjedhur 22 krerët e departamenteve dhe 6 sekretariateve të PD-së, kryetari Lulzim Basha u shpreh se gara është mes më të mirëve dhe se numri i madh i aplikantëve dhe cilësia e tyre ishte një lajm shum i mirë, për nisjen e re.

Ndërkohë që në përfundim të fjalës së tij, Basha ka hedhur emrat e Edi Palokës edhe Edmond Spahos në votim të hapur për nënkryetarë të Partisë. Kanë marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

"Një parti politike në opozitë merr tiparet e përkushtimit të drejtuesve dhe ekipit drejtues. Ja pse opinioni publik ka përqendruar vëmendjen këtu. Gara është mes më të mirëve, numri i madh i aplikantëve dhe cilësia e tyre ishte një lajm shumë i mirë , për nisjen e re. Dhe po aq e vërtetë është ekzistencës e ardhjes së vlerave në PD si qytetarë."- tha Basha. Fjala e plotë e Lulzim Bashës

Por sipas tij, zgjedhja vështirësohet kur ka kaq kandidatura cilësore.

Më tej, Basha u ndal te anëtarësimet e reja në PD, ku theksoj se pas riregjistrimit rezultojnë 105.000 anëtarë të rregullt.

"Në asnjë moment PD nuk ka qenë parti në letër. Riregjistrimi, me qëllim që kur të zhvillohen zgjedhjet në forumet e PD të ketë rregulla e të vlerësohen anëtarët e saj."- u shpreh Basha.



Basha: Bëmë analizë, jo 'harakiri' , ripërtërimë partinë, nuk e tjetërsuam
Lulzim Basha gjatë fjalë së tij hapëse të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, ka përcaktuar synimet e partisë, ndërsa ka theksuar se partia është ripërtërirë, por jo tjetërsuar dhe se kjo dhe hapja duhet të vijojë.

“Përgjatë këtij viti, paralel me aksionin e regjistrimit, ne shpallëm Bashkimin dhe Ribashkimin, Hapjen dhe Përtëritjen; shpallëm kuvendimin e lirë dhe zgjedhjet e lira, shpallëm parimin e garës dhe vumë në themel të zgjedhjeve votën e anëtarëve. Të gjitha këto kanë bërë që në harkun e një viti Partia Demokratike të ringrihet  dhe  të niset  me energji të reja, e fortë, e freskët, e kthjellët, e  bashkuar dhe e fuqishme. Partia ka bërë analiza, por nuk ka bërë harakiri. Partia është përtërirë, por nuk është tjetërsuar. Përtëritja duhet të vazhdojë , hapja në mendësi duhet të mundësohet. Është një sjellje, hapja është të njohësh gjendjen e njerëzve të jetosh me qytetarët. Hapja është të kërkosh zgjidhje për qytetarët.”- tha Basha.

votimi i pd

Basha: Rama-Meta injoruan zërin e qytetarëve, PD përpara qytetarëve në çdo protestë 
Më tej Basha është ndalur te protesta e 22 Nëntorit, duke vlerësuar se kurrë më parë distanca mes qeveritarëve dhe qytetarëve nuk ka kanë qenë kaq e madhe. Sipas tij, pavarësisht paralajmërive të PD për buxhetin 2015 dhe paketën e re fiskale sërish u votua.

Gjithashtu ai shtoi se përballja me qeverinë është e pashmangshme dhe se PD përpara qytetarëve në çdo protestë, pasi sipas Bashës PD merre përgjegjësitë për të mos i dhënë paqe krimit e korrupsionit, duke mbrojtur qytetarët.

“Protesta e 22 nëntorit, solli në Bulevard, Shqipërinë e përkeqësuar, ishte paralajmërimi për të mos e bërë më keq me rritjen e taksave dhe punimeve.Rama-Meta injoruan zërin e qytetarëve, paralajmërimit se me paketën e re fiskale ekonomia do të rrokulliste edhe më tej. U injoruan vetëm me një fjalim të kryeministrit 31 amendamentet.”- tha Basha.

Më tej Basha u theksoi se qeveria vijojnë të mburren me një pjesë të përfitimit të qytetarëve, nga taksa progresiv, por sipas nuk ua zë goja të thonë se nuk e japin rrogën e 13- të shumë premtuar.
 
Me një dorë jep me pikatore, me një dorë merr me të dyja duart. Fuqia blerëse ka rënë dhe do vijë të bjerë, pasi deri në 2016 siç është premtuar nga kjo qeveri nuk do të rritet. Shëndetësia  falas po u kushton më shtrenjtë qytetarëve edhe arsimi po ashtu.
Qeveria oligarkike, po mbron interesat e një grupi kriminelesh. Këtë e vërteton përkeqësimi i gjendjes në mbarë vendin.

(Në video: Momente nga votimi i PD)
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja