TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit Rama të shpallë gjendjen e emergjencës sa i takon përmbytjeve në jug të vendit. Por sipas tij shumica nuk do ta ndërmarrë këtë veprim pasi nuk do të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet.
“Do bëni shtet ju, do bëjë shtet dordomuzi duke futur njerëzit në burg. Duhen mbrojtur jetët dhe pasuritë e shqiptarëve. Atëherë mund të themi se po fillojmë të bëjmë shtet. Të shembësh dhe të prishësh është kollaj. Të ndërtosh, të vësh zemrën në punë është e vështirë. Kjo kërkon burra të rritur dhe jo kalamaj. Rama duhet të vinte këtu dhe të jepte llogari. Ai fshihet dhe lë fukarenjtë në mëshirë të fatit. Ajo që ne kërkojmë është të zbatohet ligji për emergjencat civile. Nuk e shpallin gjendjen e emergjencës se nuk duan tu dëmshpërblejnë për dëmet e shkaktuara”, tha Ristani.

Ishte ministri i Brendshëm, SaImir Tahiri që iu përgjigj Ristanit duke thënë se “kur vendi përmbytej sa herë, ky zotëria përmbytej në lloj lloj substancash që i ka qejf, për të numëruar dhe votat pastaj”.

Sipas ministrit ishin marrë të gjitha masat dhe banorët e zonave të përmbytura ishin njoftuar dy ditë para. Ministri Tahiri tha se përveç natyrës, ka qënë dhe qeveria e PD që për 8 vite ka gënjyer qytetarët kur kishte mundësi të bënte ndonjë gjë.
“Megjithatë një të vërtetë një parafolëse deputete e opozitës e tha, nuk di pse e pati atë moment sinqeriteti kur tha se jemi në atë situatë për shkak të rrënimit shumëvjeçar. Është e vërtetë që natyra përmbyt, por qeveritë përmbytin më keq kur qeverisin në mënyër të hatashme si keni bërë ju 8 vjet duke gënjeyer edhe kur kishit mundësi të bënit ndonjë gjë për qytetarët. Ngritja e shtabeve bëri të mundur që në kohë rekord të lajmërohej në vazhdimësi banorët e zonave ku konsiderohej me rrisk potencial, janë bërë njoftime derë më derë si kurrë më parë në 24 vjet, nga inspektorët e pushtetit vendos, punonjës të policisë, duke i bërë banorët me dije për situatën e motit dhe për pasojat që priteshin. Njoftimi është bërë në Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Fier e Vlorë që shtrihen përgjatë rrjedhës së Vjosës, pasi u sinjalizuam nga shërbimi meteorologjik se intensiteti i reshjeve do të ishte në këto zona. Në 31 janar u kërkuar largimi i banorëve, e në ditët në vijim u vazhdua me evakuimin e banorëve në zona, pasi me largimin vullnetar nuk u arrit që banorët të bindeshin e të linin banesat”, deklaroi Tahiri.
Tahiri: As fasule nuk kishit lënë në rezervat e shtetit
Ministri i Brendshëm bëri ironi me ndihmat e opzoitës për të cilat tha se janë për të marrë ndonjë votë në këto kohë të vështira. Tahiri tha se është një ndjese e justifikuar e gjendjes ne te cilen opozita la rezervat e shtetit kur la pushtetin. “As fasulet nuk i kishit lënë, nga 30 mijë që duhet të linit, nuk besoj se ju shfaq të përgjegjëshëm para qytetarëve. Dëgjoja dje disa që qeveria të cinte cizme, 6 palë cizme latë në rezervat e shtetit kur latë detyrën, ashtu si latë arkën e emergjencave bosh, e latë me 570 dollarë gjithsej, kur latë detyrën kësaj qeveri i thatë po ju lëmë mundësinë për emergjencat, sa një e treta e rrogës s ëish kryeministrit, kur buxheti në janar 2013 ishte i plotë, por aatë buxhet 1.2 milionë dollarë e shpenzuat para zgjedhjeve pa pasur emergjenca, ku i cuat lekët. Shqiptarët duhet të dallojnë, ju që boshatisët edhe arkën e emergjencave dhe rezervat e shtetit sot flisni, shpifni, a thua se nuk e latë ju këtë vend në këtë derexhe”, deklaroi ministri Tahiri.
Ristani: Mashtrimi dhe gënjeshtra ka fytyrën e këtij
Mashtrimi dhe gënjeshtra ka fytyrën e këtij se në këtë sallë sapo i thamë duhet të shpallësh në bazë të ligjit të emergjencës gjendjen e jashtëzakonshme, nuk e bëjnë se nuk duan t’u dëmshpërblejnë. Po thonë se kanë kërkuar ndihmë nga Brukseli, nuk marrin dot asnjë ndihmë nga Brukseli, pa shpallur emergjencën civile, këta duhen përmbysur sa më parë.
Tahiri: Mëso termin për gjendjen e jashtëzakonshme
Ju kam dëgjuar shumë herë të thoni pse nuk shpallni gjendjen e jashtëzakonshme, mëso termin se ke qenë zv.ministri i Brendshëm dhe se di nëse e ke hapur ndonjëherë ligjin. Shpallja e emergjencës bëhet kur plotësohen disa kritere, hapni ligjin dhe shikojeni, por ne nuk preferojmë kur asnjë njësi e vetme të ishte e paralizuar të paraalizonim tërë qarkun apo disa qarqe, pezullim jetese noramle, ndërprerje totale shkolle, vetëm pse në disa zona kishte përmbytje, për më tepër kur forcat operacionale ishin në gatishmëri të plotë, kush e thotë ju që nuk I dëmshpërblyet dhe na i latë borxh?
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO