Kreu i Sigurisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Agron Mema, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare bëri të ditur se ristrukturimi i godinës së qarkullimit rrugor do të përfundojë brenda 3-4 muajve dhe kjo do të thotë që s'do të ketë më radhë të gjata.
Sipas Memës kohët e fundit është vënë re një rritje e fluksit të drejtuesve të mjeteve që paraqiten në komisionin për shqyrtimin e pezullimit të lejes së drejtimit, pasi Policia është angazhuar seriozisht, si asnjëherë më parë në zbatimin e ligjit.
"Drejtuesit e mjeteve të penalizuar duhet të na mirëkuptojmë, pasi kushtet janë të tilla që krijohet radhë. Godina e qarkullimit rrugor po ristrukturohet dhe projekti përfundon brenda 3-4 muajsh, ç'ka do të zgjidhë edhe problemin e radhëve", theksoi Mema
ATSH
/Shqiptarja.com